Lidhje

SHBA-të mes optimismit dhe pesimismit mbi marrëveshjen me Iranin 


Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se ekipi negociator i Shteteve të Bashkuara nuk është “as optimist dhe as pesimist” për arritjen e një marrëveshjeje në raundin tjetër të bisedimeve në Vjenë, që synojnë të ringjallin marrëveshjen bërthamore të Iranit. Ndërkohë ekspertët thonë se një numër çështjesh të vështira mbeten për t’u zgjidhur dhe sipas tyre ka një klimë mosbesimi.

SHBA-të mes optimismit dhe pesimismit mbi marrëveshjen me Iranin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:30 0:00

Prej muajit prill në Vjenë kanë nisur bisedimet, që synojnë rikthim të Uashingtonit në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe që Teherani t’i përmbahen kushteve të saj. Administrata Trump u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018. Thelbi i saj ishte që Irani të ndërmerrte hapa për të frenuar programin e tij bërthamor dhe për t’ia bërë atij më të vështirë pasurimin e uraniumit në atë shkallë që do të ishte në gjendje të prodhonte një armë bërthamore. Në shkëmbim, SHBA-ja, BE-ja dhe OKB-ja do të lehtësonin sanksionet.

“Raundi i 6-të do të jetë i fundit”, tha Enrique Mora, kryenegociator i BE-së për bisedimet.

I pyetur nëse ka të njëjtin optimizëm, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price ishte më i kujdesshëm në reagimin e tij.

Ne nuk jemi as optimistë, as pesimistë. Ne kemi synim të qartë për objektivat tanë dhe në fund të fundit qëllimi ynë është të sigurojmë që Irani të jetë edhe një herë subjekt i verifikimit dhe monitorimit të rreptë, që nuk është negociuar ndonjëherë më parë”, tha Ned Price, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Presidenti iranian Hassan Rouhani foli me tone optimiste, duke thënë se çështjet kryesore të vendit të tij me Shtetet e Bashkuara janë zgjidhur dhe kanë mbetur vetëm ato që ai i cilësoi si “çështje të vogla”.

Mendoj se po zhvillohen disa bisedime, por nuk mund të mbulohet fakti se ekziston një mosbesim real. Dua të them se ata po përpiqen që në bisedime të rindërtojnë besimin. Ekziston edhe pasiguria se kush do ta udhëheqë Iranin pas zgjedhjeve”, thotë Brian Katulis, analist i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë.

Sipas analistit Brian Katulis ka disa çështje të mprehta që duhet të zgjidhen, përpara se marrëveshja të ringjallet.

Një tjetër pikë është se administrata Biden ka përdorur shprehjen ‘një marrëveshje më e gjatë, dhe më e fortë’, e cila mendoj se është një qëllim afatgjatë, pra nuk flitet vetëm për këto bisedime. Ekzistojnë shqetësime që janë ngritur javët e fundit në lidhje me aktivitetet e Iranit në të shkuarën”, thotë Brian Katulis, analist i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë.

Përveç zgjedhjeve këtë muaj në Iran, ekspertët mendojnë se ndikim mund të kenë dhe përpjekjet për të formuar një qeveri të re koalicioni në Izrael, pa kryeministrin më jetëgjatë në këtë pozitë, Benjamin Netanyahu.

Pavarësisht se si do të zhvillohen ngjarjet në Izrael zoti Katulis beson se nuk do të ketë ndonjë ndikim të madh, pasi i gjithë spektri politik në Izrael është kundër një ringjallje të marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG