Lidhje

Projekt-propozimi për infrastrukturën përfshin sistemin e vjetëruar të rrugëve ujore dhe portet 


Plani i Presidentit Biden për infrastrukturën prej 1.7 trilion dollarësh dhe një kundër-propozim republikan me nisma në këtë sektor parashikojnë investime në rrugët e brendshme ujore dhe portet të vendit. Siç raporton gazetari i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh, ky rrjet transporti, tashmë i vjetëruar luan një rol jetik për lëvizjen e mallrave dhe artikujve të konsumit drejt vendeve të tjera në mënyrë efikase dhe të padëmshme për mjedisin.

Projekt-propozimi për infrastrukturën përfshin sistemin e vjetëruar të rrugëve ujore dhe portet
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:22 0:00

Anijet qarkullojnë pa pushim në lumin e Illinoit duke transportuar gjithçka, që nga kripa dhe nafta e deri tek produktet kryesore të prodhuara në atë shtet, misri dhe soja.

Kjo është shtylla e ekonomisë sonë. Furnizojmë gjithë botën.

Tom Heinold mbikëqyr objektet e Korpusit të Inxhinierëve të Ushtrisë përgjatë Lumit të Illinoit, përfshirë një pritë dhe një digë pranë Utikës. Fondacioni Kombëtar i Ujërave thotë se në këtë pjesë të segment të transportit ujor të atij shteti lëvizin mbi 83 milion tonë mallra në vit që kapin vlerën mbi 13 miliardë dollarë.

"Përdorimi i anijeve të transportit nëpër lumenj është efikas dhe miqësor me mjedisin, duke zvogëluar nevojën e përdorimit të kamionëve që ndotin ambjentin, thotë zoti Heinold.

Një anije 15 tonëshe mbart sasinë e mallrave që transportohen me 1,000 kamionë gjigandë. Por pritat që ngrenë dhe ulin nivelin e ujit për të bërë të mundur lëvizjen e anijeve në thellësitë e duhura, janë ndërtuar gati një shekull më parë dhe amortizimi i tyre po bie në sy gjithnjë e më shumë", thotë për Zërin e Amerikës zoti Heinold.

Në disa vende po shkërmoqet. Sheh betonin që përkeqësohet. Në muret vertikale armatura e hekurt po ndryshket dhe disa elementë janë përkulur. Ka nevojë për ndërhyrje.”

Janë ndërtuar për të funksionuar për 50 vjet”, thotë fermeri Rodney Weinzierl, për të cilin rrugët ujore janë thelbësore për transportimin e prodhimeve të tij tek blerësit.

Zoti Weinzierl shërben si drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Prodhuesve të Misrit në Illinoi, e cila kërkon përmirësimin e rrugëve të brendshme ujore.

"Eksportet janë shumë të rëndësishme për Illinoin dhe Amerikën. Infrastruktura është ajo që na mban në lojë përballë konkurrencës së huaj."

Weinzierl thotë se meqënëse shumica e taksapaguesve përfshihet rrallë në çështjet e infrasktrukturës së vendit, rrugët ujore shpesh dalin nga vëmendja.

Në të vërtetë publiku nuk e sheh kurrë këtë. Renditet shumë poshtë në listën e vëmendjes për infrastrukturën, e cila në të vërtetë ndihmoi që vendi ynë të bëhet ai që është sot”, thotë zoti Weinzierl.

Ka nevojë për investim që të jetë i sigurtë”, thotë Tom Heinold me Korpusin e Inxhinierëve të Ushtrisë.

Financimet e vitit 2020 mundësuan disa përmirësime në prita dhe digë, duke çuar në mbylljen e rrugës ujore për disa muaj. Por zoti Heinold thotë se kërkohen më shumë përmirësime përgjatë sistemit ujor. Fermeri Weinzierl thotë se kupton që ndërhyrja ka kosto të lartë.

“Secili prej projekteve kushton disa qindra milionë dollarë.”

Ai shpreson që të ndahen shuma të mjaftueshme për të kryer përmirësimet në dy prita përgjatë Lumit Illinoi që kanë nevojë të madhe për riparime.

Janë investime afatgjata”, thotë fermeri.

Inxhinieri Heinold thotë se ka një listë të punës që do të bëhej pas sigurimit të fondeve.

E kemi studiuar dhe i dimë aftësitë tona se ku duhen investuar fondet para se ato të ndahen.”

Plani i Presidentit Biden për infrastrukturën do të akordonte 17 miliardë dollarë për të përmirësuar rrugët ujore, portet dhe aeroportet. Një kundër-ofertë e senatorëve republikanë propozon gjithashtu miliarda dollarë për përmirësimin e rrugëve ujore.

Ndërkohë këtu në Uashington vazhdojnë përpjekjet për të dalë me një kompromis që do të mbështetet nga të dyja palët.

XS
SM
MD
LG