Lidhje

Afganistan, disa të vrarë në sulmet ndaj autobusëve në Kabul


Të paktën shtatë njerëz u vranë në Kabul nga shpërthimet në dy autobusë të shtunën, njoftoi policia afgane. Shpërthimet ndodhën në një lagje me popullsi të madhe të komunitetit pakicë hazara, ku sulme të ngjashme ndaj autobusëve në fillim të këtij muaji lanë të vranë 12 civilë.

Basir Mujahid, zëdhënësi i policisë së Kabulit, tha për shtypin se gjashtë vetë ishin plagosur në shpërthimet e së shtunës. Nuk është e qartë se kush fshihet pas sulmit të së shtunës.

Në Afganistan është rritur dhuna ndërsa forcat e huaja i japin fund tërheqjes nga ai vendi deri më 11 shtator. Gjithashtu janë ngadalësuar edhe përpjekjet për të ndërmjetësuar një zgjidhje paqësore midis qeverisë afgane dhe kryengritësve talebanëve.

Komuniteti hazara ka qenë objektiv i sulmeve të shumta nga grupi terrorist që e quan veten “Shtetit Islamik”. Në maj, në sulm ndaj një shkolle në atë zonë la të vdekur rreth 80 njerëz, kryesisht nxënëse të shkollës. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e muajit të shkuar.

XS
SM
MD
LG