Lidhje

Tropojë, zhvillohet manifestimi kulturor “Sofra Dardane”


Tropoja
Tropoja

Në Tropojë po zhvillohet manifestimi tre ditor “Sofra Dardane” me pjesëmarrjen e një numri të madh grupesh folklorike. Pjesë e këtij manifestimi është edhe shpallja e fillimit të sezonit turistik në Luginën e Valbonës, një nga më të njohurat për turizmin malor në Shqipëri.

Tropojë, zhvillohet manifestimi kulturor “Sofra Dardane”
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:26 0:00

Më shumë se 40 grupe folklorike nga Shqipëria, Kosova, Diaspora dhe shqiptarët e Preshevës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut po marrin pjesë në edicionin e 18 të “Sofrës Dardane”, që zhllohet ne skajin me verior të Shqipërisë, në Tropojë.

“Sofra Dardane” organizohet nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar dhe, këtë vit, është emërtuar “Jam Dardan i Malësisë së Gjakovës”.

Më shumë se 500 këngëtarë, instrumentistë dhe valltarë popullorë po manifestojnë, për tre ditë me rradhë, nëpër rrugët e qytetit Bajram Curr dhe në stadiumin e lojërave me dorë të qytetit duke shpalosur trashëgiminë kulturore përmes kostumeve tradicionale, këngëve dhe valleve.

"Sofra Dardane", e orgnizuar në skajin më verior të Shipërisë, në Tropojë, është një nga veprimtaritë më të rëndësishme kulturore që zhvillohet në Shqipëri. Ajo bashkon në një manifestim të gjërë kulturor trojet etnike shqiptare duke synuar ruajtjen e trashëgimisë kulturore të kombit.

Drejtuesi i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj, thotë se është e rëndësishme që traditat e pasura folklorike të popullit, jo vetëm të ruhen, por edhe të përcillen tek brezat me të rinj, si dëshmi e idenditetit kombëtar.

"Kjo pikëpjekje e shpirtit të kombit, këtu në qytetin e Bajram Currit, është bashkim shpirtëror, kulturor i kombit shqiptar. Sepse, gjithë shqiptarija është derdhur sot në Tropojë. Synimi i platformës së Unionit Artistik të Kombit Shqiptar është kthimi në identitet, ruajtja e trashëgimisë, përcjellja tek brezat e rinj. Dhe, nëse i shihni, të gjitha grupet artistike vijnë me mosha të reja, çka do të thotë se ata, me pasion, duan të percjellin këtë AND të popullit, me të cilën ne kemi udhëtuar ndër shekuj dhe i kemi rezistuar asimilimit deri në ditët e sotme”, thotë zoti Azgan Haklaj.

Pjesë e veprimtarive tre ditore të manifestimit kulturor “Sofra Dardane” ishte përurimi i një memoriali kushtuar qendresës së Gashit në mbrojtje të trojeve shqiptare ndër shekuj si dhe hapja e sezonit të ri turistik malor në Luginën e Valbonës, pjesë e Alpeve të Shqipërisë dhe një nga zonat më të njohura dhe të frekuentuara vitet e fundit për turizmin malor.

Lugina e Valbonës është një nga parqet natyrore të Shqipërisë ku turizmi zhvillohet në çdo stinë të vitit. Kjo, jo vetëm për bukuritë natyrore të Alpeve, por edhe nismës së banorëve vendas për të ndërtuar bujtuna miqësore me natyrën.

Vitet e fundit, banorët e Valbonës, bashkë me shoqatën “Toka’, luftuan fort për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentraleve në Luginën e Valbonës, por zëri i tyre nuk u dëgjua nga vendimmarrësit.

XS
SM
MD
LG