Lidhje

Teksas, 13 të plagosur me armë zjarri në Austin


Autoritetet në Teksas thonë se një person hapi zjarr në një lagje të njohur për jetën e natës dhe argëtimin në qytetin Austin duke plagosur 13 njerëz para se të largohej.

Shefi i përkohshëm i policisë së qytetit, Joseph Chacon, tha në një konferencë për shtypin se hetuesit po përiqen të gjejnë arsyet e të shtënave me armë, të cilat ndodhën rreth orës 1:30 të mëngjesit përgjatë një pjese të njohur me shumë bare dhe restorante. Ai tha se policia nuk kishte qënë në gjendje të siguronte një përshkrim të detajuar të personit që qëlloi por tha se besohet se ai ishte burrë.

Zoti Chacon thas se policia arriti me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe përdori teknika dhe pajisje për të shpëtuar jetët e njerëzve të plagosur. Disa makina policie, tha ai, madje dërguan të plagosurit në spitale pasi ishte e vështirë arritja në kohë e ambulancave. Njoftohet se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG