Lidhje

Biden firmos si festë zyrtare ditën që përkujton fundin e skllavërisë

U.S. President Joe Biden is applauded as he reaches for a pen to sign the Juneteenth National Independence Day Act into law as Vice President Kamala Harris stands by in the East Room of the White House in Washington, U.S., June 17, 2021. REUTERS/Carlos Ba

Presidenti i ShBA Joe Biden nënshkroi të enjten një ligj që shënon shpalljen e një feste të re kombëtare, ditën që përkujton fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.

Kjo ditë do të përkujtohet çdo vit më 19 qershor.

Në vitin 1865 ushtarët e Unionit informuan një grup skllevërish afrikano-amerikanë në Galveston të Teksasit, se ishin tashmë të lirë, afro 2 vjet e gjysmë pas nënshkrimit nga Presidenti Abraham Lincoln të Deklaratës për Lirimin e skllevërve.

Aktualisht shumë shtete amerikane e kanë shpallur festë ditën që njihet si Juneteenth-in.

Kjo ditë u bashkohet 10 festave të tjera federale dhe është e para që shtohet që kur dita që përkujton lindjen e udhëheqësit për të drejtat civile në ShBA, Martin Luther King Jr., u bë festë federale në vitin 1983.

Ligji për shpalljen e kësaj date si festë arrin në tavolinën e Presidentit Biden pas miratimit në bllok të tij në Senat të martën dhe një vote në shumicë dërrmuese pro tij të mërkurën në Dhomën e Përfaqësuesve, që rezultoi me 415 vota pro dhe 14 kundër.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG