Lidhje

Ngordh qeni 13 vjeçar i Presidentit Biden


Presidenti Joe Biden ka njoftuar se Champ, më i madhi nga dy qentë e familjes, ka ngordhur "i qetë në shtëpi". Qeni i racës që njihet si German shepherd ishte 13 vjeç.

Familja Biden e mori qenin Champ pas zgjedhjes së zotit Joe Biden në postin e zëvendëspresidentit në vitin 2008. Që nga ajo kohë, Champ ka qënë pjestar i familjes fillimisht në rezidencën nënpresidenciale në “Naval Observatory” dhe tani në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një deklarate, familja Biden tha se qeni Champ, “gjatë 13 viteve të tij të fundit ishte shoqëruesi i vazhdueshëm, i dashur dhe i adhuruar nga e gjithë familja Biden”. Presidenti tani ka vetëm një qen të së njëjtës racë që quhet Major. Pritet që familja precidenciale së shpejtë të sjellë një mace në Shtëpinë e Bardhë.

XS
SM
MD
LG