Lidhje

Gjuha e urrejtjes ndaj aziatikëve përhapet më shumë në mediat sociale 


Njoftimet për akte dhune kundër aziatikëve në mbarë Shtetet e Bashkuara kanë mbizotëruar titujt e lajmeve së fundmi. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh, ndjenjat kundër aziatikëve po shfaqen edhe në internet.

Gjuha e urrejtjes ndaj aziatikëve përhapet më shumë në mediat sociale
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:40 0:00

Po del në pah një numër gjithnjë e në rritje sulmesh të dhunshme ndaj aziatikëve në Shtetet e Bashkuara. Por, abuzimi po ndodh edhe në internet.

Sipas një anketimi të kryer nga Lidhja Kundër Shpifjes, 17% e aziatiko-amerikanëve raportojnë se kanë përjetuar ngacmime të rënda në internet, një rritje kjo krahasuar me 11% një vit më parë.

"Për sa i përket sulmeve në internet, 75% e aziatikëve në moshë madhore që përjetuan ngacmime thonë se ishte për shkak të racës dhe etnisë së tyre. Kjo është realisht një përqindje pak më e lartë se e afrikano-amerikanëve dhe hispanikëve që përndiqen online", thotë Sei Chong.

Zonja Chong është kryeredaktore tek firma "Morning Consult", e cila zhvillon anketime në internet.

Kompania intervistoi 1 mijë të rritur aziatikë në muajin mars dhe konstatoi se 29% kishin përjetuar ngacmime online, nga të cilat 58% të të kryera në mediat sociale. Zonja Chong thotë se ndikimi i ngacmimeve mund të jetë më i keq se ç'mendohej.

"Shumë aziatikë, për shkak se nuk flasin haptazi për shëndetin e tyre mendor vuajnë në heshtje... dhe të dhënat tregojnë se nuk janë të vetmit", thotë zonja Chong.

"Hapësira online është tashmë mjedisi ynë. Ndikon tek njerëzit. Nëse diçka thuhet në internet, duhet të merret po aq seriozisht sa diku tjetër", thotë zonja Hswen.

Profesorja Hswen dhe kolegët e saj studiues analizuan mbi 700 mijë mesazhe me thurjen ChineseVirus në mars 2020 dhe zbuluan se gjysma ishin të kombinuar me thurjen anti-aziatike.

"Krijon një perceptim vërtet racist ndaj këtyre njerëzve dhe ka pasoja në botën reale", thotë profesorja Hswen.

Është e vështirë të përcaktohet nëse ekziston një marrëdhënie shkak-pasojë mes ndjenjave që shprehen online dhe dhunës në botën reale, por zonja Hswen thotë se ia vlen të studiohet.

"Vjen një moment kur duhet ta kuptojmë se këto ndërlidhje dhe sinjale janë kaq të mëdha dhe se nuk mund të injorohen më", thotë zonja Hswen.

Ndërsa gjuha e urrejtjes në internet është ngjitëse, e njëjta gjë mund të vlejë edhe për të kundërtën.

"Nëse fillojnë të përhapen mesazhe kundërvënëse, nëse mund të mbështetësh, të inkurajosh, të shprehësh solidaritet dhe të mbrosh entitetet aziatike, kjo pastaj krijon një efekt domino", thotë profesor Srijan Kumar, nga Universiteti Georgia-Tech.

Ai thotë se ballafaqime me mesazhet kundër ngacmimit mund t'i dekurajojë përdoruesit nga përqafimi i urrejtjes.

Në luftën kundër urrejtjes në internet, ekspertët thonë se gjithçka lidhet me fuqinë e fjalës.

XS
SM
MD
LG