Lidhje

Pas fitores në zgjedhje, udhëheqësi i Armenisë bën thirrje për pajtim


Nikol Pashinyan

Kryeministri armen Nikol Pashinyan bëri thirrje për pajtim pasi fitoi zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në një përpjekje për të bashkuar vendin tashmë të polarizuar thellë pas humbjes në konfliktin e fundit me Azerbajxhanin.

Pas fitores në zgjedhje, udhëheqësi i Armenisë bën thirrje për pajtim
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:08 0:00

Me 54 për qind të votave, armenët i dhanë kryeministrit Nikoll Pashinyan një fitore të mirë në zgjedhjet parlamentare të vendit, në të cilat ai u përball me ish-presidentin Robert Kochiarián.

Vëzhguesit ndërkombëtarë i vlerësuan këto zgjedhje si të lira dhe të drejta, por ata theksuan atmosferën shumë të polarizuar gjatë gjithë procesit zgjedhor.

"Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Armenisë ishin konkurruese dhe në përgjithësi u administruan mirë brenda një afati të shkurtër. Megjithatë, ato u karakterizuan nga një polarizim intensiv dhe u dëmtuan nga retorika e ashpër midis kandidatëve kryesorë", tha shefja e misionit të OSBE-së, Kari Henriksen.

Dy kandidatët kryesorë drejtuan fushata populiste të shoqëruara me sulme personale dhe fyerje, thonë vëzhguesit. Arsyeja për tensionet është disfata e forcave armene vitin e kaluar në enklavën e Nagarno Karabakut në Azerbajxhan, ku armenët u përpoqën të ruanin kontrollin.

Pjesët e vogla që Armenia ende i kontrollon tani janë nën komandën de fakto të ushtarëve rusë, dislokimin e të cilëve Moska e quan "mision paqësor", një situatë që analistët thonë se është larg zgjidhjes.

"Kjo zonë kufitare është në rrezik të vazhdueshëm shpërthimi, ashtu si ajo në kufirin midis Abkhazisë dhe Gjeorgjisë, ku kufiri nuk është i përcaktuar qartë", tha për Zërin e Amerikës drejtori i Institutit Kaukazian, Alexander Iskandaryan.

Përkrahësit e zotit Pashinyan po festojnë fitoren e papritur, por vendi përballet me shumë sfida, jo vetëm ato territoriale. Armenia mbetet e zhytur në një krizë ekonomike dhe institucionale.

“Kjo fitore në zgjedhje nuk është e mjaftueshme për të zgjidhur mangësitë më të thella dhe për të zgjidhur problemet në qeverisje. Pra, demokracia kërkon kontrolle dhe ekuilibrim institucional”, thotë analisti politik, Richard Giragosian.

Kryeministri Pashinyan do të ndeshet me vite të vështira përpara, në të cilat tejkalimi i humbjeve ushtarake dhe atyre personale do të jetë i vështirë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG