Lidhje

Administrata Biden, hapa të kujdesshëm për mbështetjen e energjisë bërthamore


FILE - In this March 16, 2011 file photo, steam is released from Exelon Corp.'s nuclear plant in Byron, Illinois.

Ambientalistët, për dekada me radhë kanë pasur mendime të ndryshme për energjinë bërthamore. Tani, administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka vendosur ta mbështesë me hapa të matur këtë burim energjie - megjithë disa shqetësime për sigurinë - për të ndihmuar në arritjen e synimit për një ekonomi me karbon neto zero për Amerikën deri në vitin 2050.

Administrata Biden, hapa të kujdesshëm për mbështetjen e energjisë bërthamore
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:57 0:00

Një termocentral me dy reaktorë uji me presion disa dekada i vjetër, prodhon rreth 20 përqind të energjisë elektrike për shtetin e Virxhinias.

Gati 100 reaktorë bërthamorë në të gjithë Shtetet e Bashkuara do të jenë "absolutisht thelbësorë" për vendin për të përmbushur objektivat që ka vendosur Presidenti Joe Biden për çlirimin e gazeve serë, sipas këshilltares të tij për klimën, Gina McCarthy.

"Nuk parashikoj që këta reaktorë bërthamorë të rezistojnë për një kohë të gjatë. Por mendoj se do të jenë të sigurt dhe të vazhdojnë funksionimin në mënyrë të tillë që të na lejojë t’i mbajmë të ulëta nivelet e çlirimit të gazit që shkakton efektin serë", thotë ajo.

Përveçse është i besueshëm, prodhimi i energjisë bërthamore është relativisht kompakt. Një ekuivalent i një reaktori me kapacitet një gigavat do të kërkonte panele diellore të shumta ose turbina me erë - duke zënë një sipërfaqe disa qindra herë më të madhe se sa nevojitet për një termocentral tipik bërthamor.

Dan Stoddard është zyrtari kryesor për energjinë bërthamore i kompanisë Dominion Energy.

"Nuk ka një vlerësim të mjaftueshëm të faktit që energjia bërthamore është pa karbon. Mendoj se pjesërisht është përgjegjësi e industrisë sonë që duhet ta komunikojë më mirë këtë fakt", thotë ai.

Për dekada, organizata të mjedisit kishin paralajmërur për rreziqet e energjisë bërthamore, duke përmendur si shembuj aksidentet në ishullin Three Mile në Shtetet e Bashkuara, Çernobilin në Ukrainë dhe Fukushimën në Japoni. Ata gjithashtu kishin ngritur shqetësime se ku dhe si të ruhen në mënyrë të sigurt mbetjet radioaktive për një kohë të gjatë.

Organizata Greenpeace, dikur në krye të këtyre përpjekjeve, nuk bën më fushata kundër energjisë bërthamore në SHBA. Grupi refuzoi kërkesën e Zërit të Amerikës për një intervistë mbi temën.

Por organizata dërgoi një deklaratë, duke argumentuar se "energjia bërthamore është e shtrenjtë dhe e rrezikshme dhe vetëm sepse ndotja bërthamore është e padukshme nuk do të thotë se ajo është e pastër". Grupi sugjeron që "në vend të hedhjes së parave tek kjo energji, administrata e zotit Biden duhet të përqëndrohet në eliminimin e karburanteve fosile dhe investimin në një ekonomi me energji të rinovueshme."

Industria bërthamore thotë se këtij arsyetimi i ka ikur koha.

"Këto impiante, disa prej të cilave kanë afro 50 vjet punë, nuk kanë qenë kurrë më të sigurta ose më të besueshme. Industria bërthamore e Shteteve të Bashkuara ka një histori të jashtëzakonshme funksionimi të sigurt dhe të besueshëm", thotë zoti Stoddard.

Impiantet bërthamore mbeten burimi kryesor i vendit për prodhimin e energjisë pa çlirim të gazeve serë. Por ato nuk mund të zgjasin përgjithmonë dhe në Shtetet e Bashkuara po ndërtohen shumë pak komplekse të reja. Çaktivizimi masiv i tyre mund të frenojë objektivat e zotit Biden për energji të pastër.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG