Lidhje

Irani, konflikti izraelito-palestinez në diskutimet Blinken-Lapid


Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid u takuan në Romë të dielën, ndërkohë që qeveritë përkatëse përpiqen të hapin një kapitull të ri, pas dinamikës në marrëdhëniet e udhëheqësve të mëparshëm Trump-Netanyahu që thelloi përçarjet partiake në të dy vendet.

Zoti Lapid në fillim të takimit lavdëroi aleancën SHBA-Izrael, duke thënë se “nuk ka marrëdhënie më të rëndësishme për Izraelin se sa ajo me Shtetet e Bashkuara”, duke shtuar se Uashingtoni nuk ka
“mik më besnik” se Izraeli.

Por ai nënvizoi se mes dy aleatëve ka mospajtime, duke veçuar se Izraeli “ka rezervime serioze” lidhur me negociatat në vijim për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Zoti Blinken përmendi “nevojën urgjente” për të mbështetur rajonin e Gazës me “ndihma humanitare dhe rindërtime” pas konfliktit 11-ditor me Izraelin.

Duke u bërë jehonë fjalëve të zotit Lapid, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se dy vendet janë“miq të ngushtë” dhe se megjithëse nganjëherë kanë mosmarrëveshje, administrata e Presidentit Biden mbetet e angazhuar ndaj kësaj aleance.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG