Lidhje

Kina shënon 100 vjetorin e Partisë Komuniste


100th anniversary of Communist Party of China

Kina shënoi 100-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste në pushtet të enjten, me Presidentin Xi Jinping që mbajti një fjalim ku vlerësoi "botën e re" të krijuar nga njerëzit e vendit të tij.

Festimet filluan me një shfaqje ajrore me helikopterë dhe avionë luftarakë mbi Sheshin Tiananmen të Pekinit.

Presidenti Xi tha në fjalimin e tij që zgjati një orë, se partia kishte arritur qëllimin e saj kryesor për ndërtimin e një shoqërie të begatë gjatë ekzistencës së saj shekullore.

Xi u zotua të vazhdojë forcimin ushtarak të Kinës dhe të ribashkojë ishullin e vetë-qeverisur të Tajvanit me pjesën kontinentale.

E themeluar në vitin 1921, Partia Komuniste e Kinës ka sunduar që nga viti 1949, kur forcat nacionaliste të Çan Kai Shisë u larguan në Tajvan pasi u dëbuan nga kontinenti nga forcat e Mao Ce Dunit.

Xi dhe partia komuniste gëzojnë sot popullaritet në vend, ndërsa Kina vazhdon mëkëmbjen e saj të shpejtë nga COVID-19 dhe po merr një qëndrim më të vendosur në skenën globale.

Megjithatë, Pekini përballet me kritika nga jashtë për shtypjet në Hong Kong dhe trajtimin e pakicave etnike ujgure në provincën Xinjiang si dhe po përballet me një përkeqësim të perspektivës demografike që rrezikon rritjen ekonomike afatgjatë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG