Lidhje

Zyrtarët në Florida hartojnë plane për shembjen e pjesës së mbetur të ndërtesës në Sërfsajd


USA, Florida, Rescue personnel continue the search and rescue operation for survivors
USA, Florida, Rescue personnel continue the search and rescue operation for survivors

Zyrtarët po hartojnë plane për të shkatërruar pjesën e mbetur nga godina e rrëzuar në Sërfsajd të Floridës.

Planet u bënë të ditura të enjten pasi shqetësimet në lidhje me paqëndrueshmërinë e strukturës nxitën një pezullim prej 15-orësh të kërkimeve për të mbijetuar.

Pasi përpjekjet e shpëtimit rifilluan të enjten në mbrëmje, zyrtarët thanë se kishin filluar planet për shembjen e mundshme të strukturës së mbetur. Numri i viktimave të konfirmuara deri të premten ishte 20 ndërsa vazhdojnë të figurojnë të zhdukur ende 128 persona.

Scott Nacheman, një specialist i strukturave me agjencinë federale për menaxhimin e emegjergencave (FEMA), tha se inxhinierët po analizojnë metoda të ndryshme për shkatërrimin e pjesës së mbetur të ndërtesës. Ai tha nëse ndërtesa shkatërrohet, fillimisht do të ketë një ngadalësim në operacionet e shpëtimit.

Por specialisti tha se prishja e strukturës do të krijonte një mjedis më të sigurt pune që mund të lejojë më shumë personel në vend dhe të përshpejtojë ritmin e punës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG