Të paktën 45 humbën jetën dhe 50 u plagosën të dielën kur një aeroplan i tipit C-130 ushtarak në Filipine me trupa të ushtrisë u rrëzua dhe shpërtheu në flakë pasi doli nga pista në jug të vendit, thanë zyrtarët.
Aksidenti i së dielës ndodhi pranë aeroportit Jolo në provincën Sulo.
Zyrtarët thanë se disa ushtarë ishin parë tek hidheshin nga avioni para përplasjes dhe shpërthimit në tokë. Ushtria tha se deri në orët e mbrëmjes 17 ushtarë mbetën të pagjetur.
Një komandant ushtarak rajonal tha se nuk kishte gjasa që të ishte qëlluar ndaj avionit. Ai citoi dëshmitarët të kenë thënë se avioni gaboi në ulje, duke tejkaluar pistën dhe pastaj u rrëzua në periferi të aeroportit.
Facebook Forum