Lidhje

Hakerët kërkojnë 70 milionë dollarë për zhbllokimin e sistemeve kompjuterike


Hakerët e dyshuar për një sulm masiv ndaj sistemeve kompjuterike kanë kërkuar 70 milionë dollarë në kripto-monedha në këmbim të zhbllokimit të të gjitha sistemeve të prekura. Kërkesa u shfaq të dielën në të ashtuajturat faqe të errta të internetit apo “dark web” që përdoret nga grupi REvil. Sulmi pengmarrës goditi sistemet kompjuterike të qindra kompanive dhe agjencive publike në të gjithë botën.

Hakerët kërkojnë 70 milionë dollarë për zhbllokimin e sistemeve kompjuterike
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:30 0:00

Sulmi kibernetik penetroi edhe në kompaninë e programeve kompjuterike “Kaseya” me qendër në Majami. Fred Voccola, Shef Ekzekutiv i kompanisë tha se sulmi ishte i sofistikuar.

Autoritetet federale janë tejet të sigurta se ishte grupi REvil, i cili nuk është i lidhur me qeverinë ruse, kështu që ata nuk besojnë se është qeveria ruse apo agjencitë e zbulimit. Është një rrjet hakerësh që ka njerëz kudo në botë, dhe ata janë plotësisht të sigurtë se këta fshihen pas sulmit”.

Firma “Kaseya” tha se kishte në dispozicion një mjet zbulimi për klientët për të parë nëse sistemet e tyre ishin infiltruar dhe se shpresonte

që deri nga fundi i së hënës të fillonte punën për zhbllokimin e rrjeteve të marra peng.

Sulmi kibernetik pengmarrës i së premtes goditi sistemet kompjuterike të qindra kompanive dhe agjencive publike në mbarë botën.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) tha se grupi REvil ishte përgjegjës për një sulm pengmarrës të rrjeteve kompjuterike në fund të majit që bllokoi operacionet e kompanisë JBS, më e madhja në botë për përpunimin e mishit.

Ndërkohë të shtunën, Presidenti Joe Biden iu referua takimit të tij me Presidentin Rus Vladimir Putin muajin e kaluar, duke sugjeruar se Shtetet e Bashkuara do ta mbanin Rusinë përgjegjëse nëse rezulton se Kremlini ishte i lidhur me sulmin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG