Lidhje

Kosova synon medalje të artë në Olimpiadën e Tokios


Ekipi i Kosovës në xhudo synon fitoren e të paktën një medaljeje të artë në Lojërat Olimpike që fillojnë nga fundi i këtij muaji në Tokio të Japonisë. Materiali në vazhdim sjell atmosferën në ekipin e Majlinda Kelmendit, xhudistja që është kthyer në një figurë frymëzuese për rininë në Kosovë.

Kosova synon medalje të artë në Olimpiadën e Tokios
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:53 0:00

Në qytetin e Pejës, xhudistë të rinj stërviten me synimin që të arrijnë suksesin e heroinës së tyre, Kampiones Olimpike në këtë sport, Majlinda Kelmendit.

Atletja 30 vjeçare ishte frymëzim për shumë qytetarë në Kosovë nga koha kur filloi të sjellë trofetë e parë në vend, ndërsa kulmi ishte fitorja e medaljes së artë në kategorinë 52 kilogramë në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Medalja e artë olimpike frymëzoi shumë të rinj në Kosovë, jo vetëm ata, por edhe prindërit e tyre. Ata e kuptuan që edhe pse jetojmë në Kosovë, në një vend me shumë probleme, fëmijët e tyre mund të arrijnë diçka në jetë“, thotë Majlinda Kelmendi, Kampione Olimpike në Xhudo.

Majlinda synon të përsëris suksesin e Rios edhe në Lojërat Olimpike të Tokios.

"Mund të them se jam në formë të mirë. Përgatitjet kanë shkuar ashtu siç i kemi planifikuar. Qëllimi im është të bëhem sërish kampione olimpike. Është e vështirë, por jo e pamundur”, tha ajo.

Edhe trajneri Driton Kuka, ka besim se atlelët e tij nuk do të kthehen duarbosh nga Olimpiada e Tokios.

"Ne kemi një ekip që shkon drejt Lojërave Olimpike për të arritur rezultate. Synimi ynë, sigurisht është të fitojmë medalje. Të shohim. Pres që dikush të marrë medalje. Por shanset janë që të marrim më shumë se një medalje, sepse kemi mundësi të arrijmë rezultatet më të larta”, thotë Driton Kuka, Traner i xhudos.

Në Kosovë sot ekzistojnë 20 klube të xhudos krahasuar me gjashtë që ishin në kohën kur Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë të artë për Kosovën.

Para se Kosovës t’i lejohej pjesëmarrja në Lojëra Olimpike, ajo kishte shumë oferta për të përfaqësuar vende tjera.

"Ne e dinim që në Kosovë nuk do t’i merrnim milionat që na ofruan. Por, unë dhe Toni (trajneri i saj) nuk pendohemi për atë vendim. Ndjenja që kam përjetuar nga njerëzit në Kosovë është diçka që nuk blihet me para”, thotë zonja Kelmendi.

Vitin e kaluar autoritetet komunale ngritën një statujë të Majlinda Kelmendit ndërsa qendra e re e trajnimit të xhudos është në ndërtim e sipër. Shumë të rinj shpresojnë të ndjekin shembullin e saj ndërsa të tjerë vlerësojnë punën e atletes për ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës.

"Majlinda Kelmendi është një ikonë e çdo shqiptari. Është frymëzim për çdo shqiptar që merret me sport. Ajo është frymëzim për mua si xhudist, më pëlqejnë taktikat e saj”, thotë Arb Jashari, xhudist.

"Majlinda është kampione bote. Kosova njihet në botë për shkak të saj. Jemi shumë krenarë me të“, thotë Merita Kuqi, banore e Pejës.

Olimpiada e Tokios fillon më 24 korrik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG