Lidhje

SPAK vë nën akuzë ish kryebashkiakun e Pogradecit


Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bëri sot të ditur se ka dërgar për gjykim ish kryetarin e Bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri, zëvendësin e tij dhe 4 persona të tjerë në varësi të tyre.

Ndaj ish kryebashkiakut demokrat, SPAK ka ngritur dy akuza. E para është ajo e “Shpërdorimit të detyrës”, dhe ka të bëjë me përpjekjet për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019, të cilat opozita i bojkotoi. Zoti Kapri akuzohet se ka bashkëpunuar me dy punonjës të Mirëmbajtjes së Qendrave arsimore të cilët mbyllën tre shkolla dhe një kopësht, në mjediset e së ciave ishte parashikuar të ngriheshin qendra votimit. Të dy punonjës u arrestuan në atë kohë, dhe janë pjesë e të njejtin process gjyqësor me zotin Kapri.

Akuza e dytë ndaj ish kryebashkiakut të Pogradecit, “Shkelje e barazisë në tendera”, lidhet me një procedurë për “Blerje dru zjarri”, me fond 9.2 milion lekë, e zhvilluar në tetor të vitit 2017.

Sipas SPAK-ut ish kryebashkiaku në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano, zëvendës kryetar i Bashkisë, kanë cënuar konkurrencën e ndershme në garë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG