Lidhje

Biden, përpjekje të re për pakësimin e dhunës nga armët 


Për herë të dytë në tre javë, Presidenti Joe Biden u takua në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësit e zonave urbane dhe policinë, me shpresën për të gjetur mënyra për të ulur krimin dhe për të frenuar dhunën me armë. Përpjekjet e tij ndodhin në një kohë kur të dhënat sugjerojnë se 2021 mund të jetë viti më vdekjeprurës në dy dekadat e fundit nga dhuna me armë në Shtetet e Bashkuara.

Biden, përpjekje të re për pakësimin e dhunës nga armët
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:56 0:00

Presidenti Biden dhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland u takuan të hënën me kryebashkiaken e Uashingtonit, Muriel Bowser, kryebashkiakun e qytetit të San Hosesë, Sam Liccardo dhe zyrtarë të lartë të policisë nga katër qytete.

Në takim ishte i pranishëm edhe Eric Adams, ish-kapiten i policisë së qytetit të Nju Jorkut dhe favorit në garën për kryebashkiakun e ardhshëm të qytetit.

"Ne kemi braktisur komunitetet e afrikano-amerikanëve, atyre me ngjyrë dhe të varfërit në këtë vend. Ne u përgjigjëm menjëherë kur pamë incidentet me armë në kampuset e kolegjeve në zonat periferike të qyteteve. Dhe ato ishin veprime të duhura. Por problemi në Amerikë janë armët. Viktimat e tyre janë afrikano-amerikanët, njerëzit me ngjyrë dhe të varfërit. Ne e kemi injoruar këtë për një kohë shumë gjatë”, tha ai.

"Ne duhet të gjejmë një ekuilibër, nuk mund të vazhdojmë të merremi me krimin vetëm përmes arrestimeve, duhet të heqim armët nga rruga, t'i mbajmë njerëzit përgjegjës dhe të sigurohemi që komunitetet tona të marrin mbrojtjen që u nevojitet. Tani për tani, komuniteti afrikano-amerikan dhe ai me ngjyrë po terrorizohen nga dhuna me armë. Ne duhet t'u japim njerëzve një mundësi që ata të mos kenë nevojë të përballen gjithmonë me sistemin e drejtësisë penale. Por ata individë që vazhdojnë të kryejnë krim të dhunshëm, ata duhet të trajtohen nga sistemi i drejtësisë penale. Pra, duhet të kemi një ekuilibër”, tha Shefja e Policisë së Memfisit, C.J. Davis.

Presidenti Biden e ka quajtur dhunën me armë në Shtetet e Bashkuara "një epidemi" dhe "një turp ndërkombëtar", por ai ka qenë i pafuqishëm për ta ndaluar atë.

Zoti Biden i ka bërë thirrje Senatit të miratojë dy projekt-ligjet për kontrollin e armëve të miratuara tashmë nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Sipas raporteve të shumta, 2021 mund të jetë viti më vdekjeprurës nga dhuna me armë në Shtetet e Bashkuara në dy dekada.

XS
SM
MD
LG