Lidhje

Franca feston Ditën e Bastijës


Troops walk down the Champs-Elysees avenue during the Bastille Day parade in Paris, France, July 14, 2021.
Troops walk down the Champs-Elysees avenue during the Bastille Day parade in Paris, France, July 14, 2021.

Franca festoi sot Ditën e Bastijës. Me mijëra trupa marshuan në një paradë në Paris, ndërsa aeroplanë luftarakë fluturuan mbi bulevardin e njohur të kryeqytetit, Champs-Elysees. Festime më të vogla u zhvilluan gjithashtu edhe anembanë vendit. Vitin e kaluar festimet me rastin e Ditës së Bastijës u kufizuan për shkak të pandemisë.

Aktiviteti kryesor i ditës ngjante shumë me festimet e mëparshme me këtë rast.

Megjithë frikën nga koronavirusi, qeveria franceze vendosi të bëjë përpara me planet e saj për zhvillimin e paradës, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për t'iu kthyer jetës normale para pandemisë.

Numri i spektatorëve ishte i kufizuar dhe ata qëndronin në pjesë të caktuara të bulevardit ku u mbajt parada.

Për më tepër, secili prej tyre duhej të vërtetonte se ishte i vaksinuar plotësisht, apo se kishte rezultuar negativ nga një testim rishtazi për koronavirusin.

Kufizime të ngjashme janë parashikuar edhe për ata që do të shohin shfaqjen me fishekzjarrë në Kullën Eiffel sonte në mbrëmje.

Forcat ushtarake franceze marshuan pa maska. Autoritetet thanë se ata ose janë plotësisht të vaksinuar, ose kanë paraqitur një test negativ për koronavirus të kryer rishtazi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG