Lidhje

Protestat në Kubë: Një i vdekur dhe mbi 100 arrestime  


A woman shouts pro-government slogans as anti-government protesters march in Havana, Cuba, July 11, 2021.

Qeveria kubane njoftoi dje se një person humbi jetën pas protestave anti-qeveritare, ndërsa grupet për të drejtat e njeriut thonë se autoritetetet arrestuan më shumë se 100 persona. Qytetarë të shumtë në Kubë po demonstrojnë për mungesë të ushqimit dhe barnave, ndërprerjen e energjisë elektrike dhe reagimin e qeverisë ndaj COVID-19.

Protestat në Kubë: Një i vrarë dhe mbi 100 arrestime
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:38 0:00

Qeveria bëri të ditur se një burrë 36 vjeçar vdiq të hënën gjatë përleshjeve midis protestuesve dhe policisë në komunën Arrojo Narajno, që ndodhet në rrethinën e Havanës.

Të martën në kryeqytetin kuban është vërejtur prani e shtuar e policisë, dy ditë pas demonstratave që u zhvilluan aty dhe në pjesë tjera të vendit, protestat më të mëdha kundër qeverisë në dekada.

Protestuesit shprehën zemërimin e tyre për mungesën e ushqimit, rritjen e çmimeve, ndërprerjet e energjisë dhe mënyrës se si qeveria i është përgjigjur pandemisë së koronavirusit.

Sipas banorëve lokalë gjatë protestave kishte edhe thirrje për rrëzimin e komunizmit.

“Sot dua të denoncoj para botës shtypjen mizore të regjimit komunist kundër opozitës paqësore në Kubë. Një numër aktivistësh dhe njerëz tjerë dolën në rrugë për të kërkuar liri, për t’i dhënë fund shtypjes nga regjimi komunist të popullit kuban, për t’i dhënë fund urisë, për t’i dhënë fund mjerimit, për t’i dhënë fund abuzimit”, tha Agustin Figueroa nga Lëvizja për Lirinë e Kubës.

Banorët thonë se qeveria kubane po mundohet të fshehë të vërtetën para botës, duke pamundësuar qasjen në internet.

"Qeveria nuk do që njerëzit të mësojnë të vërtetën. Interneti është arma e vetme që kemi. Nëse ndalet interneti, s’kemi asgjë. Çfarë mund të them, asksuh në Kubë nuk ka internet, askush. Është e trishtueshme”, tha Giono Ocumares, banor i Havanës.

Ministri i jashtëm kuban, Bruno Rodriguez, fajësoi aktivistët e rrjeteve sociale në ShBA për fushatat që nxitën tubimin e madh anti-qeveritar të së dielës në Havana dhe vende tjera.

“Temat e ashtuquajtura si të popullarizuara në rrjete sociale janë rezultat i veprimeve joorganike nga territori i Amerikës së Veriut, me mbështetjen e provokuesve, mediave dixhitale në Florida, aktivistëve dhe sistemeve automatike. Përdorimi i qëllimshëm i tyre për të kthyer një mesazh në një çështje globale, është një shkelje e rëndë e politikave të komunitetit dhe rregullorerve të zbatuara nga kompania Twitter”, tha ai.

Shtypi shtetëror kuban tha të martën se ish udhëheqësi Raul Kastro është takuar të dielën me Presidentin Miguel Diaz-Canel dhe udhëheqës tjerë të Partisë Komuniste për të diskutuar rreth protestave.

Ndërkohë, Sekretari amerikan për Sigurinë Kombëtare Alejandro Mayorkas tha se Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje kubanëve të mos largohen nga ishulli duke u nisur drejt brigjeve amerikane përmes udhëtimit të rrezikshëm me varka.

Ai tha se ende nuk është vërejtur shtim i numrit të emigrantëve që provojnë të futen në ShBA nga deti.

XS
SM
MD
LG