Të paktën 110 persona kanë vdekur ndërsa po vazhdojnë kërkimet për qindra të zhdukur në Gjermani e Belgjikë, dy vende që janë përfshirë nga përmbytje të mëdha, të cilat i kanë shndërruar rrugët në përrenj të furishëm e të mbushur me mbeturina që merrnin përpara makina, e shkatërronin shtëpi.
Sipas autoriteteve, në shtetin e Nordrhein-Westfalen-it, kanë humbur jetën të paktën 30 vetë, ndërsa 28 viktima janë njoftuar në shtetin Rhineland-Palatinate në jug të Gjermanisë.
Media belge njoftoi tetë vdekje në këtë vend.
Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu tronditjen e saj rreth përmasës së përmbytjeve dhe numrit të viktimave. Ajo tha se do të bëhej gjithçka që ishte e mundur për të gjetur personat e zhdukur.
Për shkak të përmbytjeve autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve edhe në qytetin holandez të Mastritit.
Facebook Forum