Lidhje

Qindra banorë të Majamit në mbështetje të protestave në Kubë


Cuba
Cuba

Kur protestat shpërthyen në Kubë të dielën, qindra kubano-amerikanë në lagjen Havana e Vogël të Majamit dolën në rrugë në mbështetje të tyre. Protestat në rrugët e Majami kanë vazhduar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Liliya Anisimova sjellë hollësitë.

Qindra banorë të Majamit në mbështetje të protestave në Kubë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:44 0:00

Protestat në Kubë janë ndër më të mëdhatë në dekada. Kubanët në Havana dhe zona të tjera të vendit komunist po protestojnë për mungesën e ushqimit dhe ilaçeve dhe krizën e përgjithshme ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Për të shprehur solidaritetin e tyre, kubano-amerikanët në Florida gjithashtu filluan të protestonin.

Në zonën e quajtur Havana e Vogël në Majami qindra njërëz dolën në rrugë për të shprehur mbeshtetje për protestuesit në Kubë.

Shumë prej tyre u mblodhën në restorantin Versajë, vendin ku dikur kubanët në mërgim mblidheshin për të organizuar aktivitete kundër Fidel Castros.

"Unë kam lindur në Kubë. Gjithë familja ime është nga Kuba dhe ata ndodhen atje. Ata thonë se ka shumë dhunë, policia vazhdon të shtypë njerëzit dhe se është një situatë vërtetë e rëndë. Ata nuk kanë si t’i përgjigjen regjimit. Ata nuk kanë ilaçe, vaksina, nuk kanë asgjë!", thotë Yadira Blanco, banore e Majamit.

Mendova se nuk do ta shihja kurrë këtë, ngritjen e popullit kuban për të luftuar për të drejtat e tij! Kjo nuk u shkaktua nga Covid-19. Pandemia ishte thjesht katalizatori i tyre dhe i përshpejtoi ato. Protestat janë rezultat i 60 viteve të përpjekjeve dhe shtypjes, kur nuk mund të shprehej mendimi i lirë, por thjesht duhej bërë ashtu siç ishte thënë me urdhër", thotë Damir Perez, banor i Majamit.

Njerëzit po marshojnë në rrugët e Kubës për të kërkuar ilaçe dhe ushqim! Qeveria nuk është kujdesur për ata për shumë vite dhe ata janë të lodhur! Ata nuk kanë mbështetje. Ata madje nuk e dinë që ne jemi këtu duke i mbështetur!", thotë Julian Carrera, banor i Majamit.

Autoritetet lokale në Majami u janë bashkuar protestave. Kryebashkiaku i qytetit, Francis Suarez, ka lindur dhe është rritur në Floridën e Jugut, por babai i tij Xavier ishte kryebashkiaku i parë kuban i Majamit, i lindur në Kubë, kur u zgjodh në këtë post për herë të parë në vitin 1985.

"Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjnë diçka tani! Ata duhet të bashkohen ashtu siç bënë kur dënuan aktet e dhunshme në Venezuelë. Qeveria e Kubës është një qeveri e paligjshme, nuk është një qeveri demokratike, dhe banorët e Kubës po vdesin nga uria, ata kanë nevojë për ilaçe dhe ndihmë ndërkombëtare!", thotë kryebashkiaku i Majamit, Francis Suarez.

Administrata e Presidentit Biden gjithashtu ka shprehur mbështetjen e saj për protestuesit kubanë, duke nënvizuar të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG