Lidhje

SHBA: Një gjykatës bllokon aplikimet e reja për programin DACA


Një gjykatës federal në Teksas bllokoi të premten aplikimet e reja për një program që mbron nga dëbimi imigrantët që janë sjellë në Shtetet e Bashkuara si fëmijë, por tha se qindra-mijëra vetë të regjistruar deri tani nuk do të preken deri në vendimet e mëtejshme të gjykatës.

Gjykatësi Andrew Hanen mori një vendim në favor të një grupi shtetesh që paditën për t'i dhënë fund programit, DACA – ose ëndërrimtarëve, duke argumentuar se ishte krijuar në mënyrë të paligjshme nga ish- Presidenti Barack Obama në vitin 2012.

Gjykatësi arriti në përfundimin se programi shkelte Ligjin e Procedurës Administrative (APA) kur u krijua, por tha se meqenëse kishte aq shumë njerëz të regjistruar aktualisht në program - gati 650,000 - vendimi i tij do të nuk do të prekte përkohësisht për çështjet e tyre deri në vendimet e mëtejshme për këtë çështje.

"Urdhri nuk parashikon që qeveria të dëbojë ose të ndëmarrë veprim penal kundër përfituesve nga DACA", tha gjykatësi.

Presidenti demokrat Joe Biden, i cili ishte nënpresident kur presidenti Obama krijoi programin, ka thënë se ai do që të gjejë një rrugë të përhershme drejt shtetësisë për ëndërrimtarët.

Zoti Biden nxorri një dokument ditën e tij të parë në detyrë duke udhëzuar sekretarin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare për të ndërmarrë "të gjitha veprimet e përshtatshme" për të "ruajtur dhe forcuar" programin, të cilin ish-Presidenti Donald Trump u përpoq ta eliminonte.

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara bllokoi vitin e kaluar një përpjekje nga zoti Trump për t'i dhënë fund DACA-s, duke thënë se administrata e tij e kishte bërë këtë në një mënyrë "arbitrare dhe kapriçioze".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG