Lidhje

Përmbytjet, Merkel zotohet për veprim ndaj ndryshimeve klimatike


German Chancellor Angela Merkel, right, talks to residents during a visit to the flood-damaged village of Schuld near Bad Neuenahr-Ahrweiler, Germany, Sunday July 18, 2021. After days of extreme downpours causing devastating floods in Germany and…
German Chancellor Angela Merkel, right, talks to residents during a visit to the flood-damaged village of Schuld near Bad Neuenahr-Ahrweiler, Germany, Sunday July 18, 2021. After days of extreme downpours causing devastating floods in Germany and…

Kancelarja gjermane Angela Merkel i cilësoi të dielën përmbytjet e fundit në Evropë të "tmerrshme" dhe premtoi ndihmë të shpejtë financiare për një nga rajonet më të goditura të vendit.

"Nuk mund të përshkruhet me fjalë shkatërrimi që ka ndodhur", tha ajo ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 184 në të gjithë Evropën, vetëm në Gjermani janë regjistruar deri tani 157 të vdekur.

Ndërsa punonjësit shpëtimit po vazhdonin kërkimet për njerëz të të zhdukur, një zonë në Bavari, në Gjermaninë jugore, u godit nga një përmbytje e beftë, e cila shkaktoi vdekjen e të paktën një personi.

Gjermania e goditur më rëndë, nis pastrimi i zonave të përmbytura
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:29 0:00

Pranë kufirit me Austrinë rrugët janë shndërruar në lumenj, me automjete që lundrojnë mbi to ndërsa pjesë të mëdha toke janë varrosur nën baltë.

"Ne nuk ishim të përgatitur për këtë", tha administratori i bashkisë se Berchtesgadener-ut, Bernhard Kern. Ai tha se situata u përkeqësua "në mënyrë drastike" të shtunën në mbrëmje vonë, duke u lënë pak kohë ekipeve të kërkim-shpëtimit për të ofruar shërbimet e urgjencës.

Në rrethin e goditur më rëndë nga përmbytjet atë të Ahrweiler-it në jug të Këlnit, rreth 110 persona kanë humbur jetën, por sipas policisë numri i viktimave pritet të rritet me tërheqjen e ujërave.

Përmbytjet filluan të mërkurën dhe kanë goditur kryesisht landet e Rheinland Pfalz-it, Nordrhein-Westfalen-it si dhe pjesë të Belgjikës, ku numri i të vdekurve ka arritur në 27. Komunitete të tëra kanë mbetur pa energji elektrike e mundësi komunikimi.

Kancelarja Merkel tha se qeveritë duhet të bëjnë më të mirën e mundur dhe sa më të shpejt për të trajtuar ndikimin e ndryshimve klimatike. Disa ditë më parë, Evropa paraqiti një paketë veprimesh që synon arritjen e nivelit zero në emetimin e gazit karbonik në atmosferë deri në mesin e këtij shekulli.

Qeveria gjermane tha se ka ofruar një ndihmë të shpejtë lehtësimi prej 354 milionë dollarësh si dhe miliarda euro për ndërtimin e shtëpive, rrugëve e urave të shembura. Lajmi u njoftua tha Ministri i Financave Olaf Scholz për një gazetë gjermane.

"Dëm është i madh dhe kjo është shumë e qartë. Ata që humbën bizneset e shtëpitë e tyre, nuk mund t'i përballojnë humbjet vetëm", tha ai.

Belgjika ka shpallur të martën ditë zie kombëtare. Nivelet e ujit të dielën dukej se po binin në këtë vend dhe operacioni i pastrimit të zonave të përmbytura ishte në proces. Ndërkohë në qytetin e Pepinsterit-in u dërguan forca ushtarake pas shembjes së 10 ndërtesave. Autoritetet belge presin një rritje të numrit të viktimave. Ata thanë se furnizimi me ujë të pijshëm ishte gjithashtu një shqetësim i madh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG