Lidhje

Varianti Delta dyfishon rastet me COVID-19 në ShBA


Los Angeles

Gjatë javës që shkoi Shtetet e Bashkuara kishin mesatarisht mbi 26 mijë raste të reja me COVID-19 në ditë - më shumë se dyfishi i numrit që ishte regjistruar një muaj më parë. Varianti Delta përbën 80 për qind të rasteve. Kronika në vazhdim analizon strategjinë e administratës Biden ndaj përhapjes së rasteve të reja, ndërsa keqinformimi vazhdon të ndikojë në mosvaksinimin e grupeve të caktuara.

Varianti Delta dyfishon rastet me COVID-19 në ShBA
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:53 0:00

Në qytetet amerikane, masat kundër COVID-19 janë lehtësuar në baret dhe klubet e natës.

Por varianti më ngjitës Delta çoi në shtim të rasteve dhe shtrimeve në spital, veçanërisht në zonat me numër më të lartë të të pavaksinuarve.

Administrata Biden e quan situatën një pandemi të të pavaksinuarve.

“Njerëzit e pavaksinuar janë në rrezik ndërsa komunitetet e vaksinuara përgjithësisht janë plotësisht mirë“, tha Dr. Rochelle Walensky nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Pavarësisht përpjekjeve të administratës për t’u ofruar mundësi vaksinimi të gjithë qytetarëve, të dhënat e qeverisë tregojnë se vetëm 49 për qind e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht.

Vaksinimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Të dhënat e shpërndarjes së vaksinës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Një sondazh i fundit nga Axios-Ipsos tregon se 30 për qind e amerikanëve të rritur që u anketuan thonë se nuk janë vaksinuar, ndërsa gjysma e atij grupi thonë se nuk do të vaksinoheshin në asnjë rrethanë.

“Ka shumë arsyetime nga ata që nuk duan të vaksinohen. Në përgjithësi kanë të bëjnë me sigurinë e vaksinës por edhe idenë se koronavirusi nuk është aq serioz apo i rrezikshëm”, tha Chris Jackson nga Ipsos.

Të dhënat tregojnë se ata që refuzojnë vaksinën kryesisht informohen nga burime alternative mediatike, të cilat shpesh përhapin dezinformata.

Javën që shkoi, Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Çështje të Shëndetit Publik, Dr. Vivek Murthy, paralajmëroi për rrezikun.

“Keqinformimi bëri që njerëzit të kundërshtojnë mbajtjen e maskave në mjedise me rrezikshmëri të lartë. Kjo bëri që ata të refuzojnë trajtimin e duhur dhe zgjodhën të mos vaksinohen”, tha ai.

Vaksinimi ka edhe ndarje ideologjike. Një sondazh i fundit nga Washington Post dhe ABC News tregon se 86 për qind e demokratëve janë vaksinuar me njërën dozë, krahasuar me 45 për qind të republikanëve.

Tani udhëheqësit e Partisë Republikane po u kërkojnë mbështetësve të vaksinohen.

“Dua të inkurajoj secilin të vaksinohet dhe të injorojë zërat e tjerë që po japin këshilla të këqija”, tha Mitch McConnell, udhëheqësi i pakicës në Senat.

Kjo deklaratë shënon një ndryshim të dukshëm pas disa muaj rezistence të republikanëve kundër përpjekjeve të administratës Biden për pandeminë.

Duke u përgjigjur në një pyetje nga Zëri i Amerikës, Presidenti Biden mirëpriti ndryshimin e qasjes.

“Nuk di se sa u kanë besuar gjërave që thanë. Ndoshta u kanë besuar. Por mendoj se kur e kuptuan që virusi po vret kryesisht të pavaksinuarit, më duket se aty e kuptuan se sa i rrezikshëm ishte”, tha ai.

Ndërkohë, të paktën dy zyrtarë të vaksinuar të Shtëpisë së Bardhë rezultuan pozitivë për COVID-19 pas kontaktit me më shumë se 50 përfaqësues të shtetit të Teksasit që vizituan kryeqytetin amerikan javën e kaluar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG