Sot është ditëlindja e ish-senatorit amerikan, Bob Dole i cili njihet si një personalitet që pati mjaft ndikim në jetën politike të Shteteve të Bashkuara.
Me rastin e 96 vjetorit të tij, aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan, Xhim Xhema ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin tij të lartë për angazhimin për më shumë se tri dekada të Senatorit Dole, për çështjen e shqiptarëve të Kosovës.
‘’Senatori Dole është një patriot amerikan i cili ka fituar respektin më të madh nga shqiptarët në të gjithë botën, në veçanti nga shqiptarët e Kosovës. Pa Senatorin Dole, Kosova nuk do të ishte e pavarur sot’’ ka theksuar ai në një letër për mediat.
Zoti Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur.
Bob Dole shërbeu për dekada të tëra në Kongres, ishte udhëheqësi republikan i Senatit, fitoi emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të vitit 1996 dhe pas humbjes në garë qëndroi aktiv në politikë për shumë vite të tjera. Zoti Dole kishte shërbyer në Luftën e Dytë Botërore ku ishte plagosur rëndë në Itali.
Facebook Forum