Lidhje

Varianti Delta përhapet në pothuajse të gjitha shtetet amerikane


Në pothuajse 50 shtetet amerikane po rritet numri i të infektuarve me variantin Delta të koronavirusit. Ndërsa shtohet numri i të shtruarve në spital, vaksinimi duket se ka ngecur në vend. Deri më tani, pothuajse më pak se gjysma e popullsisë së vendit është vaksinuar plotësisht. Mesatarja e infektimeve për periudhën shtatë ditore është mbi 40 mijë raste në ditë, një rritje prej më shumë se 46% krahasur me një javë më parë.

Varianti Delta përhapet në pothuajse të gjitha shtetet amerikane
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:31 0:00

Me rreth 100 milionë amerikanë ende të pavaksinuar, punonjësit e kujdesit shëndetësor po përballen me rritjen e valës së re të infektimve dhe po bëjnë thirrje për vaksinim. Abigail Pimiento është infermiere në pavionin e kujdesit intensiv në Spitalin St. Joseph në Providence.

“Pacientët që kemi janë provë e gjallë, se nëse mundeni, ju lutemi vaksinohuni”, thotë një infermiere.

Në mbarë vendin më shumë se 25 mijë pacientë po trajtohen në spitale për koronavirus. Kryesisht të pavaksinuarit janë ata që po infektohen.

Brian Parisi nuk është vaksinuar. Ai po lufton me virusin në një pavion të kujdesit intensiv në një spital të Kalifornisë. Por qëndrimi i tij për vaksinimin nuk ka ndryshuar.

“Po prisja që vaksinat të merrnin miratimin e plotë. Nuk e mendoj që do të kishte bërë ndonjë ndryshim”, thotë i infektuari me koronavirus.

Luiziana, Arkansa dhe Florida po përjetojnë ritmet më të larta të infektimeve. Nga 23 mijë infektime dy javë më parë në Florida, ai shtet shënoi 73 mijë raste të premten.

Pavarësisht shtimit të rasteve, mijëra amerikanë morën pjesë në një nga festivalet më të mëdha në botë të muzikës hip-hop në Majami të Floridës.

Problem në rritje është bërë edhe infektimi i të vaksinuarve. Në qytetin Provincetown në Masaçusets, mes 430 rastesh të infektuarish, pothuajse 70% e tyre janë individë të vaksinuar plotësisht. Ekspertët thonë se vaksinimi zbut simptomat për të infektuarit dhe ul rreziqet për jetën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG