Lidhje

Simone Biles jashtë finaleve të gjimnastikës në Lojrat Olimpike


Kampionia në fuqi e gjimnastikës në Lojrat Olimpike Simone Biles nuk do të marrë pjesë në finalet e ekipit amerikan pasi me sa duket pësoi një dëmtim gjatë kërcimit të kaluçit.

Ylli 24-vjeçar i Shteteve të Bashkuara, që konsiderohet si gjimnastja më e mirë e të gjitha kohërave, u konsultua me trajnerin pas garës dhe pastaj u largua me mjekun e ekipit.

Ajo u kthye disa minuta më vonë me këmbën e djathtë të lidhur me fasho dhe përqafoi gjimnastet e tjera të ekipit Grace McCallum, Sunisa Lee dhe Jordan Chiles.

Ekipi amerikan i gjimnastikës do të detyrohet të përfundojë garat e mbetura pa të, duke pakësuar ndjeshëm shanset për një titull të tretë olimpik.

Biles arriti në Tokio si ylli i padiskutueshëm i Lojrave por pati vështirësi gjatë kualifikimit, të paktën duke u nisur nga standardet e saj të larta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG