Lidhje

Zjarret shkatërruese në shtetet perëndimore amerikane


Zjarret shkatërruese në shtetet perëndimore amerikane
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:50 0:00

Rreth 80 zjarre të mëdha janë shtrirë në 13 shtete amerikane në rajonet perëndimore. Qindra mijëra hektarë pyje janë shkatërruar. Më rëndë janë goditur Oregoni dhe Kalifornia. Kafshët e egra po përiqen të largohen nga zjarret ndërsa autoritetet thonë se disa banorë janë detyruar të evakuohen. Morgana është banore në shtetin e Kalifornisë.

“Kjo është shtëpia ku kam lindur dhe jam rritur. Nuk dua ta humbasë shtëpinë.”

Zjarret më agresive janë shtrirë në kufirin mes Oregonit dhe Kalifornisë Veriore, thotë për Zërin e Amerikës Christopher Dicus me Universitetin Shtetëror Politektinik të Kalifornisë.

“Fatmirësisht kjo zonë nuk është shumë e populluar. Nëse zjarret do të kishin rënë në zonat më të populluara, do të kishte qënë shkatërrimtare.”

Mbi 20 mijë anëtarë të ekipeve të shpëtimit po luftojnë nga toka, ajri dhe me mjete të ndryshme për të shuar zjarret. Autoritetet lokale, megjithëse të shqetësuara, po premtojnë të bëjnë gjithçka për t’u përballur me situatën.

“Vetëm në një prej zjarreve në shtetin e Oregonit kemi më shumë se 2000 zjarrfikësa që luftojnë me flakët. Kemi ekspertë të logjistikës dhe profesionistë të komunikimit dhe operacioneve. Në përpjekje po marrin pjesë qeveria federale dhe ekipe nga shtetet Jutah (Utah) dhe Kalifornia”, tha për shtypin guvernatorja e Oregonit Kate Brown.

Kjo zonë është goditur edhe më parë nga zjarret, por eskpertët thonë se ky sezon është veçanërisht i keq.

“Shtetet perëndimore amerikane po përjetojnë një thatësirë të jashtëzakonshme. Kjo e ka bërë më të lehtë djegien e zjarreve. Temperaturat janë të larta, ajri ka pak lagështi dhe bimësia është shumë e thatë. Situata është tejet e përshtatshme për një stuhi ekstreme zjarresh”, thotë për Zërin e Amerikës Christopher Dicus me Universitetin Shtetëror Politeknik të Kalifornisë.

Zjarret janë kaq të mëdha sa tymi ka arritur në pjesën lindore të vendit, thotë eksperti Dicus.

“Tymi po përshkron pothuajse 5 mijë kilometra duke ndikuar në shtetet lindore amerikane, deri në Nju Jork.”

Sezoni i zjarreve, që zakonisht fillon në Kaliforni në vjeshtë, është zhvendosur ndjeshëm thonë shkencëtarët. Ata shtojnë se është e natyrshme që shteti të ketë zjarre.

"Zjarret nuk mund të shihen si përbindësha të mëdhenj, pasi zjarret përbëjnë në të vërtetë një proces të natyrshëm në ekosistemet e rajoneve perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Zakonisht ato ndodhnin çdo pesë vjet me intensitet më të ulët. Por me përmirësimin e metodave të shuarjeve të zjarreve, bimësia rritet më shpejt. Shto këtu edhe thatësirën dhe krijohen kushtet për zjarret që po ndodhin”, thotë zoti Dicus.

Shkencëtarët thonë se 90% e zjarreve në shtetet perëndimore amerikane janë shkaktuar nga njerëzit.

XS
SM
MD
LG