Lidhje

Presidenti Biden po shqyrton mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm për punonjësit federalë


U.S. President Joe Biden

Presidenti Joe Biden tha se administrata e tij po shqyrton mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm për të gjithë punonjësit federalë. Komentet e tij erdhën një ditë pasi Departamenti i Çështjeve të Veteranëve u bë agjencia e parë federale që e bëri të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e saj.

Presidenti Biden hodhi poshtë shqetësimet se udhëzimi i ri i CDC-së për mbajtjen e maskës mund të shkaktojë konfuzion, duke thënë se amerikanët që nuk po bëjnë vaksinën janë ata që po "mbjellin konfuzion të madh".

“Me rritjen e njohurive për këtë virus dhe variantin e tij delta, po rritet edhe shqetësimi ynë. Është vetëm një gjë që ne e dimë me siguri, nëse ata 100 milionë njerëz të tjerë do të bënin vaksinën, ne do të ishim në një botë shumë të ndryshme", tha ai.

Shtëpia e Bardhë nxori shpejt udhëzimet e veta për mbajtjen e maskës, duke kërkuar nga gjithë anëtarët e personelit dhe gazetarët që të mbajnë maskën në ambjentet e mbyllura sepse të dhënat e fundit të CDC-së tregojnë se Uashingtoni përballet me një nivel të konsiderueshëm të transmetimit të koronavirusit.

Udhëzimi i ri pason vendimet e fundit të ndërmarra në Los Anxhelos dhe Sejnt Luiz për të rikthyer në fuqi rregullin për mbajtjen me detyrim të maskës në ambiente të mbyllura për shkak të rritjes së rasteveme COVID-19 dhe shtrimeve në spital që kanë qenë veçanërisht të rënda në jug të vendit.

Në Shtetet e Bashkuara tani shënohen mesatarisht më shumë se 57,000 raste në ditë me Covid-19 dhe 24,000 shtrime në spital.

Udhëzimi për mbajtjen e maskës në ambjente të mbyllura publike vlenë për rajonet e Shteteve të Bashkuara me të paktën 50 raste të reja në ditë për 100,000 banorë në javën e fundit. Në këtë kategori tani ndodhen 60 përqind të qarqeve të Shteteve të Bashkuara, thanë zyrtarët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG