Lidhje

ILD, hetime dhe procedime për 18 prokurorë e gjyqtarë


Në Shqipëri, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, bëri të ditur sot se ka nisur procese hetimi dhe procedii disiplinor ndaj 18 gjyqtarëve dhe Prokurorëve në disa rrethe të ndryshme të vendit, që nga Elbasani, Vlora, Dibra apo Tropoja. Inspektori i Lartë shpjegoi në një njoftim zyrtar se bëhet fjalë për “raste të lirimeve para kohe me kush të të dënuarve, për zvarritje të procedurave të hetimit e proceseve gjyqësore, apo dhe shkelje të rënda etike”.

Po ashtu në të paktën tre prokurori dhe gjykata, në Shkodër, Fier dhe Vlorë kanë nisur inspektime të cilat do të kenë si objekt respektimin e legjislacionit mbi kushtet dhe kriteret për caktimin e masave të sigurimit. Kohët e fundit, janë bërë publike raste të ndryshme të personave që nuk janë mbajtur të arrestuar, pavarësisht se janë arrestuar në flagrancë, edhe me armë zjarri.

Zoti Metani ka bërë të ditur gjithashtu se përveç ankesave që kanë mbërritur nga qytetarë e institucione të ndryshme, edhe at të trashëguara, po shqyrton dhe praktika të procedimit disiplinor të magjistratëve të cilat në periudhën kalimtare që parapriu ngritjen e zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, janë trajtuar pjesërisht nga organet e mëparshme, qoftë Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm apo dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor e Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Shqyrtimi i këtyre praktikave, saktëson njoftimi, bëhet “me qëllim krijimin e një edukate që shmang kulturën e pandëshkueshmërisë dhe harresës”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG