Lidhje

Gjimnastja 18 vjeçare amerikane Sunisa Lee fiton medalje të artë në Tokio


18 vjeçarja Sunisa Lee, anëtarja më e re e ekipit të gjimnastikës të Shteteve të Bashkuara në Lojërat Olimpike të Tokios, fitoi medaljen e artë në garën individuale të enjten.

Lee u vu në qendër të vëmendjes kur gjimnastja Simone Biles u tërhoq papritur nga finalet e ekipit të martën pasi nuk arriti të ekzekutonte manovrën e saj të planifikuar për kërcimin e kaluçit. Megjithëse nuk kishte bërë stërvitje për garën në ekip, Lee zuri vendin e Biles dhe interpretoi shkëlqyeshëm, duke ndihmuar SHBA-në të fitonte medaljen e argjendtë.

Përveçse është anëtarja më e re e ekipit të Lojrave 2020, Lee është edhe personi i parë me prejardhje Hmong që bën pjesë në ekipin Olimpik të SHBA-së.

E lindur në St. Paul të shtetit amerikan të Minesotës, ajo është pjesëtare e komunitetit të madh etnik Hmong që u vendos në qytetin e pjesës qendrore të Amerikës dhe pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara në fund të viteve 1970 si refugjatë pasi luftuan fshehurazi së bashku me forcat amerikane gjatë Luftës së Vietnamit Lufta, por më vonë u braktisën pas përfundimit të luftës.

Yeev Thoj, nëna e Sunisës, i tha Shërbimit të Laosit të Zërit të Amerikës se ajo dhe burri i saj, John Lee, fillimisht e regjistruan vajzën në gjimnastikë për ta mbajtur atë dhe pesë vëllezërit e motrat e saj aktivë. Me kalimin e kohës, tha ajo, ata vunë re Sunisa kishte " talent natyral" në këtë sport.

"Kur shkonte në gjimnastikë, ajo dukej se e pëlqente dhe ishte në gjendje t’i përmirësonte aftësitë gjimnastike çdo vit e më shumë. E tillë është ajo”,tha ajo.

Rrugëtimi olimpik i gjimnastes Lee ka qenë i mbushur me sfida vitet e fundit, rasti më i rëndë i të cilave ndodhi në 2019, kur babai i saj mbeti i paralizuar nga kraharori e poshtë pasi ra nga një shkallë vetëm disa ditë para se ajo do të konkurronte në Kampionatin Kombëtar të SHBA-së. Ajo përfundoi siç ishte planifikuar me nxitjen e babait të saj dhe përfundoi e dyta pas Simone Biles në garë.

Ajo po ashtu nuk ishte në gjendje të stërvitej vitin e kaluar pasi palestra e saj u mbyll në kulmin e pandemisë, e cila i mori jetën dy të afërmve të saj. Më pas kur palestra u rihap dhe ajo rifilloi stërvitje, ajo pësoi një thyerje këmbe.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG