Lidhje

Izraeli fajëson Iranin për sulmin ndaj anijes çisternë në brigjet e Omanit


Kryeministri i Izraelit fajësoi drejtpërdrejt të dielën Iranin për një sulm ndaj një anijeje çisternë pranë brigjeve të Omanit. Në sulm humbën jetën dy vetë. Teherani i ka hedhur poshtë akuzat. Komentet e Kryeministrit Naftali Bennet dhe zëdhënësit të diplomacisë iraniane Saeed Khatibzadeh vijnë pas sulmit të enjten ndaj anijës çisternë Mercer Street. Ky ishte sulmi i parë fatal pas shkëmbimeve disa vjeçare ndaj anijeve komerciale në rajon të lidhura me tensionet me Iranin si rezultat i programit të tij bërthamor.

Izraeli fajëson Iranin për sulmin ndaj anijes çisternë në brigjet e Omanit
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:18 0:00

Kryeministri izraelit Naftali Bennet fajësoi Iranin të dielën për një sulm me dron ndaj një anije çisternë nafte në brigjet e Omanit që la dy të vdekur. Teherani ka mohuar të jetë e përfshirë në sulm.

“Deklaroj këtu se Irani është ai që kreu sulmin ndaj anijes. Sjellja agresive e Iranit është e rrezikshme jo vetëm për Izraelin, por gjithashtu dëmton interesat ndërkombëtare, lirinë e lundrimit dhe tregtinë ndërkombëtare”, tha zoti Naftali

Sipas të dhënave, ky është sulmi i parë me humbje jete ndaj anijeve tregtare në rajon. Rajoni prej vitesh ka përjetuar sulme ndaj anijeve tregtare që lundrojnë atje, sulme të cilat kanë lidhje me tensionet me Iranin për shkak të ambicjeve bërthamore të atij vendi.

Ndërkohë, deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj anijes çisternë të transportit të naftës, Mercer Street. Irani dhe aletët e tij të armatosur kanë përdorur të ashtuquajturët dronë “vetvrasës” në sulmet e mëparshme.

Sulmi me dron shpoi kabinën nga ku kapiteni dhe ekuipazhi drejtojnë anijen, tha një zyrtar amerikan. Zyrtari foli në kushte anonimiteti pasi ende vazhdojnë hetimet për sulmin.

XS
SM
MD
LG