Lidhje

Fauci paralajmëron rrezikun nga shtimi i rasteve me koronavirus


Eksperti më i lartë amerikan për sëmundjet infektive po paralajmëron se më shumë "dhimbje dhe vuajtje" do të pasojnë ndërsa përsëri po shtohet numri i rasteteve me COVID-19 mes thirrjeve të zyrtarëve që amerikanët e pavaksinuar të imunizohen.

Dr. Anthony Fauci
Dr. Anthony Fauci

Duke folur në emisionin “This Week” të kanalit televiziv ABC, Dr. Anthony Fauci tha se nuk parashikon mbyllje të tjera në vend pasi beson se një numër i konsiderueshëm njerëzish janë vaksinuar për të shmangur përsëritjen e situatës së dimrit të kaluar. Por ai tha gjithashtu se nuk janë vaksinuar aq njerëz sa duhet për të "ndalur shpërthimin e infektimeve."

Dr. Francis Collins
Dr. Francis Collins

Aktualisht, 58% e amerikanëve nga mosha 12 vjeç e lart janë vaksinuar plotësisht. Po të dielën, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit, Dr. Francis Collins, tha në rrjetin televiziv CNN se gjatë dy javëve të fundit vaksinimet janë rritur me rreth 56%.

XS
SM
MD
LG