Lidhje

Izraeli kundërpëgjigjet ndaj sulmeve me raketa nga Libani 


Avionë luftarakë izraelitë kanë goditur Libanin për të ditën dytë pasi më shumë se 10 raketa të hedhura nga Libani ranë në territorin izraelit. Ngritja e tensioneve mes dy vendeve ndodh në një kohë kur është acaruar situata edhe me Iranin, tha në një deklaratë ushtria izraelite.

“Më shumë se 10 raketa u lëshuan nga Libani në territor izraelit. Pjesa më e madhe e raketave u interceptuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore, ndërsa pjesa tjetër ra në zona të hapura pranë Har Dovit,” tha forca ajrore izraelite në një postim në Twitter, duke iu referuar një zone kufitare mbi të cilën kanë pretendime të dyja vendet.

Grupi ekstremist shiit, Hezbollah, me të cilin Izraeli ka qenë i përfshirë në një konflikt shkatërrimtar në 2006, mori përgjegjësi për sulmet me raketa. Këto goditje kryhen në një kohë kur janë shtuar tensionet mes Izraelit dhe Iranit, aleat dhe mbështetës i Hezbollahut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG