Lidhje

“Katër Ferrarit” me medalje të artë: Fitorja e papritur e Italisë në stafetë për meshkuj


Italia është pretendente e fortë e garave të shpejtësisë në atletikë. Këtë radhë në Tokio, ekipi italian arriti jo vetëm të ruajë famën që ka në këto gara, por të marrë edhe medalje të artë.

Sprintjeri italian Marcell Jacobs, pas medaljes së artë në garën e 100 metrave, ka tani edhe një medalje tjetër të artë si pjesë e ekipit të stafetës 4x100 metra për meshkuj.

Lamont Jacobs of Italy celebrates after taking the gold medal in the final of the men's 4 x 100-meter relay at the 2020 Summer Olympics, Friday, Aug. 6, 2021, in Tokyo, Japan. (AP Photo/Charlie Riedel)
Lamont Jacobs of Italy celebrates after taking the gold medal in the final of the men's 4 x 100-meter relay at the 2020 Summer Olympics, Friday, Aug. 6, 2021, in Tokyo, Japan. (AP Photo/Charlie Riedel)

Pas fitores së papritur në këtë garë, ekipi Italian ka marrë tashmë nofkën “katër ferrarit”.

Siç e pohuan edhe vetë konkurrentët, ishte më tepër se ç’kishin shpresuan të arrinin kur u hapën Olimpiket.

Britania doli në vend të dytë, ndërsa Kanadaja në vend të tretë.

Xhamajka, për vite me radhë ndër pretendetet kryesore për medaljen e artë në garën e stafetës për meshkuj, tani pa Usain Boltin si pjesëtar i ekipit u rrendit e pesta duke pasuar Kinën në vend të katërt.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG