Lidhje

Izraeli kundërpërgjigjet ndaj Hamasit


Avionët luftarakë izraelitë goditën dy objektiva në Rripin e Gazës herët të shtunën, në përgjigje të balonave shpërthyese të lëshuara nga Gaza në Izrael, tha ushtria izraelite.

Ushtria izraelite tha se bëhej fjalë për një kompleks ushtarak të Hamasit dhe një objekt nga lëshoheshin raketa pasi katër balona shpërthyese goditën Izraelin, duke djegur sipërfaqe bujqësore. Nuk pati njoftime për viktima në Izrael apo Gaza.

Hamasi nuk ka komentuar.

Mediat izraelite njoftuan se katër zjarre të shkaktuara nga balona ndezëse shpërthyen të premten pasdite në zona pranë Rripit të Gazës.

Zhvillimet ndodhin mbi dy muaj pas një lufte 11-ditore midis Izraelit dhe Hamasit, e katërta që kur grupi militant mori pushtetin në Gaza në vitin 2007.

Izraeli nuk ka ndërmarrë hapa për të lehtësuar një bllokadë paralizuese në territor që kur përfunduan luftimet dhe Hamasi duket se po e përdor hedhjen e balonave si taktikë presioni. Kryeministri i ri i Izraelit, Naftali Bennet, i ka konsideruar lëshimet e balonave si goditje me raketa.

Izraeli dhe Egjipti i kanë bërë bllokadë Gazës, përfshirë kontrollin izraelit mbi bregdetin dhe hapësirën ajrore të territorit dhe kufizime në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave brenda dhe jashtë territorit. Izraeli thotë se mbyllja është e nevojshme për të mos lejuar Hamasin që të armatoset ndërsa kritikët thonë se masat përbëjnë një dënim kolektiv.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG