Lidhje

Lojrat e Tokios: Medalje të arta për Shtetet e Bashkuara në atletikë dhe basketboll


Shtetet e Bashkuara fituan të shtunën medaljen e artë në stafetën 4X400 metra për femra në Lojrat Olimpike të Tokios.

Polonia mori medaljen e argjendtë në këtë ngjarje, ndërsa Xhamajka siguroi bronzin.

Sydney McLaughlin, Dalilah Muhammad, Athing Mu dhe Allyson Felix ruajtën dominimin e SHBA në këtë ngjarje, duke fituar me lehtësi medaljen e artë me kohën 3:16.85.

Fitorja i siguroi amerikanes Allyson Felix medaljen e saj të 11 -të Olimpike në atletikë - më shumë se çdo grua tjetër në histori në këtë disiplinë dhe më shumë se çdo amerikane në Lojrat Olimpike në atletikë.

Po të shtunënPeres Jepchirchir e Kenias fitoi medaljen olimpike në maratonën e grave me një kohë 2 orë, 27 minuta dhe 20 sekonda.

Organizatorët olimpikë filluan maratonën e grave në 6 të mëngjesit me kohën lokale, një orë më herët se sa ishte planifikuar, në një përpjekje për të shmangur nxehtësinë dhe lagështinë e skajshme.

Të shtunën pasdite, ekipi amerikan i basketbollit për meshkuj siguroi medaljen e katërt të artë olimpike, dhe të 16-ën gjithsej, duke fituar ndaj Francës, 87-82.

Amerikani Kevin Durant, i cili luan për ekipin Brooklyn Nets në NBA, shënoi numrin më të madh të pikëve, 29.

Franca e kishte mundur SHBA-në në raundin e parë të Lojrave Olimpike.

Izraeli fitoi medaljen e artë të shtunën në finalen individuale të gjimnastikës ritmike, duke i dhënë fund më shumë se dy dekadave të dominimit rus në këtë ngjarje.

Linoy Ashram mundi me rezultat të ngushtë rusen Dina Averina, tri herë kampione botërore, pavarësisht një gabimi në rutinën e saj të mbylljes, dule fituar me 107.800 pikë, 0.150 pikë përpara Averinës.

SHBA po ashtu mori medalje të artë në golfin olimpik të shtunën kur Nelly Korda fitoi në garën për femra.Japonezja Mone Inami fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Lydia Ko e Zelandës së Re atë të bronxit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG