Lidhje

Shqipëri: Një tjetër vdekje nga Covid-19 dhe 139 infektime të reja


Një zotëri 79-vjeçar nga Durrësi humbi jetën prej Covid-19, pavarësisht mjekimeve në spital, duke sjellë vdekjen 2 mijë e 459 nga koronavirusi prej marsit 2020, kur nisi pandemia.

Mjekët zbuluan sot edhe 139 infektime të reja mes qytetarëve, ndërsa dje zbuluan 149 infektime të reja dhe u regjistrua 1 vdekje. Dje u kryen 3 mijë e 753 testime, ndërsa sot 4 mijë e 232 të tilla.

Qytetarët e infektuar rishtas janë shuica nga Tirana, Shkodra, Vlora, Elbasani, Kavaja e Lushnja, duke vazhduar edhe në 23 qytete të tjera thuajse në të gjithë Shqipërinë.

Të paktën 867 pacientë janë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po trajohen 29 pacientë.

Numri i të prekurve gjatë 18 muajve është 133 mijë e 591 vetë.

Vaksinimi i popullatës vazhdon me rite të larta, ndërsa gushti është muaji i hapur për vaksinimit anti-COVID për qytetarët mbi 18 vjeç.

Jozyrtarisht shihet se asnjë qytet nuk vlerësohet si zonë e lirë nga Covid-19.

Autoritetet kanë reduktuar në minimum masat mbrojtëse ndaj Covid-19, madje kanë nxitur një sezon të gjallë turistik dhe qarkullim të shtuar të udhëtarëve nga brenda dhe jashtë vendit.

Ata kanë pranuar zyrtarisht se varianti Delta i Covid-19 po qarkullon gjerësisht në vend.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG