Lidhje

Afganistan, talebanët marrin kontrollin e disa qyteteve


Luftëtarët talebanë kanë marrë nën kontroll ndërtesat kryesore qeveritare në qytetin verilindor afgan të Kunduzit, ndërsa po zhvillohen luftime të ashpëra në këtë qendër urbane me rreth 270 mijë banorë.

Afganistan, talebanët marrin kontrollin e disa qyteteve
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:59 0:00

Një ligjvënës i autoriteteve rajonale tha të dielën se forcat qeveritare janë zhvendosur tek aeroporti dhe baza ushtarake. Një zyrtar i lartë i provincës veriore Jowanzan tha se zonat përreth ishin vënë në shenjestër të sulmeve të talebanëve.

Pamje filmike të ofruara nga talebanët, për të cilat agjencia e lajmeve Reuters thotë se nuk mund t’i verifikojë në mënyrë të pavarur, tregojnë kompleksin e Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë dhe selinë e Policisë Kombëtare të Afganistanit në Konduz, për të cilat Talebanët pretendojnë se kanë marrë kontrollin.

Një zëdhënës i forcave afgane të sigurisë tha se "luftime jashtëzakonisht të ashpëra po vazhdojnë" në Kunduz, pasi forcat e sigurisë po përpiqen të mbrojnë qytetin.

Një ligjvënës krahinor në Kunduz i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kryengritësit kishin marrë ndërtesat kryesore në qytetin me rreth 270 mijë banorë, duke shtuar frikën se mund të binte në duart e talebanëve.

Talibanët kanë marrë gjithashtu ndërtesat qeveritare në kryeqytetin verior të provincës Sar-e Pul, duke i dëbuar zyrtarët nga qyteti kryesor në një bazë ushtarake aty pranë, tha të dielën Mohammad Noor Rahmani, një anëtar i këshillit krahinor të provincës Sar-e Pul.

Ofensiva e talebane ka marrë vrull gjatë ditëve të fundit, pasi forcat kryengritëse nisën sulmet në të gjithë vendin, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të përfundojnë misionin ushtarak deri në fund të gushtit.

Agjencia e lajmeve Associated Press njofton se sulmet ajrore amerikane vunë në shënjestër pozicionet e talebanëve që vazhdojnë mësymjen.

Një anëtar i këshillit krahinor tha të dielën se sulmet ajrore dëmtuan një klinikë shëndetësore dhe një shkollë të mesme në provincën Helmand të Afganistanit. Një deklaratë e Ministrisë së Mbrojtjes konfirmoi sulme në disa pjesë të qytetit Lashkar Gah. Një zyrtar i ministrisë tha se sulmet ajrore kishin eliminuar 54 luftëtarë talebanë dhe plagosur 23 të tjerë. Zyrtari nuk përmendi bombardimin e ndonjë klinike apo shkolle.

Ofensiva e talibanëve është intensifikuar ndërsa trupat amerikane dhe të NATO-s i japin fund tërheqjes së tyre nga Afganistani. Mes shtimit të sulmeve talebane, forcat afgane të sigurisë dhe trupat qeveritare janë kundërpërgjigjur me sulme ajrore të ndihmuar nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG