Lidhje

Presidenti Biden përgëzon olimpistët amerikanë 


Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden nderuan suksesin e sportistëve amerikanë të shtunën duke i vlerësuar për kurajon që kanë treguar dhe për rolin që luajnë për bashkimin e vendit. Çifti Biden i ftoi atletët të vijnë në Shtëpinë e Bardhë pasi të mbarojnë Lojërat e Tokios.

Ky është ekipi i dytë më i madh që dërgojnë ndonjëherë Shtetet e Bashkuara në Lojërat Olimpike, duke marrë deri tani 108 medalje, më tepër se çdo vend tjetër.

“Ju nuk dëshmuat vetëm aftësi atletike, por edhe kurajo morale, duke na kujtuar të gjithëve se çfarë kombi i mrekullueshëm jemi. Ju nderuat vendit,” tha presidenti në një lidhje me video me atletët dhe pjesëtarët e tyre të familjes të shtunën.

“Të gjithë konkurrentët në Lojëra na bashkuan ne si amerikanë, duke na mbushur me gëzim. Për këtë ju falenderoj,” tha Zonja e Parë, Jill Biden.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG