Lidhje

Reagime për padinë ndaj princit britanik Andrew 


Britain's Prince Andrew leaves St. Mary the Virgin church in Hillington, near royal Sandringham estate, in Norfolk, Jan. 19, 2020.
Britain's Prince Andrew leaves St. Mary the Virgin church in Hillington, near royal Sandringham estate, in Norfolk, Jan. 19, 2020.

Një grua amerikane që ka akuzuar prej kohësh biznesmenin e ndjerë Jeffrey Epstein për abuzim seksual tani ka ngritur një padi ndaj Princit Andrew për sulm seksual. Ekspertët ligjor thonë se padia duhet të kalojë një numër të madh procedurash ligjore para se të shqyrtohet nga gjykatat, një proces që mund të marrë disa dekada.

Virginia Giuffre e dorëzoi padinë në një gjykatë federale të hënën në Nju Jork, në të cilën ajo pretendon se anëtari i familjes mbretërore britanike, Princi Andrew abuzoi me të seksualisht kur ajo ishte 17 vjeç.

Virginia Giuffre
Virginia Giuffre

"Ai e di saktësisht se çfarë ka bërë, dhe shpresoj se do të pranojë përgjegjësinë për këtë", tha Virginia Guiffre për gazetarët kur u pyet në lidhje me padinë ndaj Princit Andrew.

Andrew, djali i dytë i Mbretëreshës Elizabeth, ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë pasur marrëdhënie seksuale me zonjën Giuffre dhe i tha kanalit BBC në vitin 2019 se ai "nuk mban mend" ta ketë takuar atë ndonjëherë.

Reagime për padinë ndaj princit britanik Andrew
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:46 0:00

Avokati britanik Mark Stephens tha të martën se ka të ngjarë të kalojnë dekada para se padia ndaj Princit Andrew të shqyrtohet në gjykatë.

"Mendoj se është pothuajse e sigurt se ky rast i paraqitur nga Virginia Giuffre do të duhet të presë deri sa të dalin rezultatet e hetimit të forcave të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara.Ky proces është i mbushur me procedura teknike dhe vështirësi ligjore. Mund të duhen 20 ose 30 vjet për t’i zgjidhur këto pengesa para se çështja të arrijë në gjykatë dhe të kërkohet përgjegjësi për këtë", tha avokati britanik Mark Stephens.

Ndërkohë, për këtë çështje reaguan edhe një numër qytetarësh britanikë në Uindsor, pranë shtëpisë së Mbretëreshës Elizabeth.

“Nëse ka ndonjë çështje themelore, atëherë ato duhen shqyrtuar. Fakti që ai është anëtarë i familjes mbretërore nuk do të thotë se ai duhet të shmang përgjegjësinë. Një qytetarë tjetër nuk do të mund ta bënte këtë, përse ai do të duhej ta bënte këtë?”, tha shoferi i kaminonëve, Mark Lewis.

“Nëse shfrytëzohet një person i ri, atëherë çështja duhet të shqyrtohet. Gruaja që ka ngritur padinë ka të drejtë ta bëjë këtë dhe nëse ai ka kryer një vepër të tillë, atëherë kjo çështje duhet të marrë trajtimin e duhur. Kjo do të dërgonte një sinjal për botën se pavarësisht nga pozita që keni, nëse keni pushtet apo ndikim, ju nuk mund të bëni vepra të papranueshme dhe gratë duhet të trajtohen me respekt”, thotë Deborah Collier, punonjëse në fushën e arsimit dhe medias.

“Më vjenë keq për mbretëreshën”, tha sipërmarrësi Louis Adler.

Virginia Guiffre, e cila tani jeton në Australi, pretendon se sulmet seksule ndodhën në vitin 2001 në shtëpinë e Epsteinit në Nju Jork dhe në shtëpinë e Ghislaine Maxwellit në Londër, e cila kishte lidhje me Epsteinin dhe akuzohet për trafik seksual. Gjyqi ndaj zonjës Maxwell pritet të fillojë në nëntor. Ajo nuk e ka pranuar fajësinë.

Epstein dy vjet më parë bëri vetëvrasje në një burg federal në Manhattan, ku ai ishte në pritje të gjykimit nën akuzat federale për trafikim seksual me të mitur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG