Lidhje

Shqipëri: Dy vdekje nga COVID-19 dhe 451 infektime të reja


Krahas dy humbje jetësh të pacientëve, të paktën 451 infektime të reja me Covid-19 mes qytetarëve u zbuluan sot, më shumë se dyfishi i atyre që ishin dje.

Shifrat e fundit tregojnë një përshkallëzim në rritje të përhapjes së epidemisë, ndërsa varianti Delta i Covid-19 po qarkullon gjerësisht në vend.

Pacientë aktivë të prekur nga koronavirusi janë 3 mijë e 375 vetë, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 54 pacientë.

Testimet janë shtuar mbi 5 mijë e 135 përditë dhe numrat e të prekurve po shtohen.

Qytetarët e infektuar rishtas janë shumica nga Tirana, Shkodra, Vlora, Saranda, duke vazhduar edhe në 26 qytete të tjera thuajse në të gjithë Shqipërinë, madje asnjë qytet i Shqipërisë nuk vlerësohet si zonë e lirë nga Covid-19.

Numri i të prekurve gjatë 18 muajve është 1336 mijë e 598 vetë, ndërsa humbën jetën 2 mijë e 468 persona nga koronavirusi prej marsit 2020, kur nisi pandemia.

Vaksinimi i popullatës vazhdon dhe gushti është muaji i hapur për vaksinimit anti-COVID për qytetarët mbi 18 vjeç.

Autoritetet reduktuan në minimum masat mbrojtëse ndaj Covid-19, madje kanë nxitur një sezon të gjallë turistik dhe qarkullim të shtuar të udhëtarëve nga brenda dhe jashtë vendit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG