Lidhje

Evakuohet nga Kabuli oficeri afgan që ndihmoi ushtrinë amerikane


Afghanistan Saving Khalid

Ushtria amerikane dhe aleatët e saj kanë shpëtuar një polic afgan të profilit të lartë, i cili po gjurmohej nga talibanët për shkak të viteve të tij të punës me ushtrinë amerikane. Mohammad Khalid Wardak dhe familja e tij u transportuan të mërkurën në një vend të pa identifikuar. Oficeri ishte fshehur me bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij në Kabul, duke lëvizur nga një vend në tjetrin pa patur mundësi të shkonte në aeroportin e kontrolluar nga amerikanët për shkak se rrugët drejt tij janë nën kontrollin e talibanëve.

Pas të paktën katër përpjekjeve në katër ditë, familja e tij u shpëtua me një helikopter të mërkurën në mbrëmje në një operacion dramatik shpëtimi, të quajtur “Operacioni Mbajtja e Premtimit”, të kryer në errësirë nga ushtria amerikane dhe aleatët e saj, tha Robert McCreary, ish-punonjës i Shtëpisë së Bardhë nën Presidentin George W. Bush, i cili tani punon me forcat speciale në Afganistan.

In this undated photo provided by Ryan Brummond, U.S. Special Forces Officer Ryan Brummond, center, is seated next to Mohammad Khalid Wardak, right, in Afghanistan.
In this undated photo provided by Ryan Brummond, U.S. Special Forces Officer Ryan Brummond, center, is seated next to Mohammad Khalid Wardak, right, in Afghanistan.

Shpëtimi i oficerit Khalid, pasoi përpjekjet e furishme nga mbështetësit e tij brenda ushtrisë amerikane, të cilët thonë se ai është një aleatë dhe vëlla lufte që ka ndihmuar në shpëtimin e shumë jetëve dhe do të ndeshej me vdekje të sigurt nëse kapej nga talibanët. Ata kërkuan ndihmën e Kongresit, Departamentin të Mbrojtjes dhe atij të Shtetit për të realizuar operacionet për shpëtimin e tij.

Ai ishte i njohur për shkak të pozicionit të tij si shef policie në provincën e Helmandit dhe për paraqitjet televizive, përfshirë atë në të cilën ai sfidoi talibanët për luftë. Familja e tij ka aplikuar për të marrë statusin e refugjatit në Shtetet e Bashkuara, bazuar në frikën e persekutimit, por nuk është e qartë se sa i gjatë do të jetë procesi për miratimin e kërkesës së tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG