Lidhje

Përpjekjet për evakuimin e amerikanëve nga Afganistani


Mes kritikave të forta për tërheqjen kaotike nga Afganistani, Presidenti Joe Biden foli për shtimin e përpjekjeve të evakuimit për amerikanët, si dhe mijëra afganë të bllokuar, që me dëshpërim duan të largohen nga vendi pas marrjes së kontrollit nga talebanët. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara sjell më shumë hollësi.

Përpjekjet për evakuimin e amerikanëve nga Afganistani
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:54 0:00

Ndërsa kanë mbetur 10 ditë nga afati i tërheqjes së plotë të trupave amerikane nga Afganistani, mijëra afganë të dëshpëruar vazhdojnë të jenë në aeroportin e Kabulit ku vazhdon kaosi dhe fëmijët tashmë nuk frikësohen nga të shtënat e armëve.

13,000 individë janë evakuuar me avionë ushtarakë amerikanë që nga 14 gushti, sipas Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Joe Biden e quajti evakuimin nga ajri si një një nga më të vështirat në histori. Zoti Biden premtoi se do të kthejë në Shtetet e Bashkuara të gjithë amerikanët që duan të largohen nga Afganistani.

“Nuk mund të premtoj se cili do të jetë rezultati përfundimtar ose çfarë do të jetë - se do të jetë pa rrezik humbjeje. Por si komandant i përgjithshëm, mund t'ju siguroj se do të mobilizoj çdo burim të nevojshëm”.

Uashingtoni vlerëson se në Afganistan kanë mbetur dhjetë deri në pesëmbëdhjetë mijë amerikanë.

Presidenti tha se ai është i angazhuar për evakuimin e atyre që janë të pajisur me viza speciale emigrimi, si dhjetëra mijëra përkthyes afganë dhe familjet e tyre, që ndihmuar përpjekjet amerikane gjatë luftës, dhe kërcënohen nga talebanët.

“Nuk ka gjë më të rendësishme sesa evakuimi i qytetarëve amerikanë. E pranoj këtë. Por ata janë njësoj të rëndësishëm pothuajse si të gjithë ata që janë të pajisur me viza speciale, të cilët në fakt na ndihmuan”.

Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se kjo nuk është e mjaftueshme. Sarah Holewinski e organizatës Human Rights Watch foli për Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.

“Unë dhe kolegët e mi të tjerë për të drejtat e njeriut nuk jemi të kënaqur me atë që po dëgjojmë nga administrata Biden. Ne po punojmë ditë e natë me Departamentin e Mbrojtjes, Departamentin e Shtetit, USAID, Shtëpinë e Bardhë - ka njerëz në ato pozita që po punojnë gjatë gjithë kohës për të evakuuar afganët. Por në aspektin politik, nuk po dëgjojmë se po i jepet përparësi largimit të afganëve në rrezik, këta janë mbrojtësit e të drejtave të njeriut, gratë, gazetarët, akademikët, të cilët nuk kanë viza, të cilët mund të mos kenë pasaporta, çfarë duhet të bëjnë ata?”, shtron pyetjen zonja Holewinski.

Operacioni i evakuimit ka hasur në probleme. Ndërsa qendrat e strehimit në Katar kanë tejkaluar kapacitetet, fluturimet jashtë Kabulit u ndërprenë për disa orë të premten.

Një tjetër sfidë e madhe për amerikanët dhe aleatët afganë është shkuarja në aeroport përmes postoblloqeve të talebanëve. Uashingtoni po shqyrton operacione shpëtimi për t’i ndihmuar ata.

Disa vende të NATO-s kanë propozuar që aeroporti i Kabulit të mbetet i hapur për evakuime përtej afatit aktual të 31 gushtit.

“Problemet me të cilat ndeshemi nuk është mungesa e aeropolanëve por aftësitë për të dërguar njerëzit në aeroport dhe përpunimi i dokumentacionit të tyre”,thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Trupa amerikane shtesë po dislokohen për të ndihmuar evakuimin. Administrata e zotit Biden thotë se në terren aktualisht ndodhen 6,000 ushtarë amerikanë.

Ndërkohë nuk ka plane për zgjerimin e perimetrit të sigurisë përtej aeroportit të Kabulit për të shmangur, siç tha Presidenti Biden, “pasoja të padëshiruara”.

XS
SM
MD
LG