Lidhje

Evakuime në bregun lindor amerikan ndërsa afrohet uragani Henri


Të shtunën përpjekjet u bënë edhe më urgjente ndërsa uragani Henri po o afrohet verilindjes amerikane.

Sipas përllogaritjeve më të fundit, trajektorja e stuhisë që pritet të godasë të dielën, rrezikon një zonë të gjatë bregdetare, me paralajmërimet e uraganit që shtrihen nga afër portit të vjetër “New Bedford” në shtetin Masaçusets e përgjatë pronave luksoze pranë oqeanit në “Hamptons” të Nju Jorkut, e deri në vendpushimin verior “Fire Island”.

Sipas parashikimeve priten erërat e forta dhe valët të larta deti që mund të rrezikshme si rezultat i baticës nga “Cape Cod” dhe deri në perëndim në bregedtin e shtetitNew Jersey.

Zyrtarët kanë paralajmëruar mbi mundësinë e ndërprerjet së energjisë nga stuhia të cilat mund të zgjasin një javë apo edhe më shumë. Parashikimitet thonë se epiqendra e uraganit Henri kur të godasë tokën pritet të jetë në “Long Island” në shtetin e Nju Jorkut.

XS
SM
MD
LG