Lidhje

Stuhia tropikale Henri ul vrullin por ende paraqet rrezik


Stuhia tropikale Henri ka goditur shtetin “Rhode Island” duke sjellë erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm në një pjesë të brigjeve lindore amerikane mengjesin e së dielës. Presidenti Joe Biden miratoi deklarimin e gjendjes së emergjencës për shtetet Masaçusets, “Rhode Isalnd” dhe “Cennectitucut”.

Megjithë uljen nga kategoria e uraganit, stuhia tropikale Henri kishte erëra që kapnin shpejtësinë rreth 110 kilometra në orë.Qendra Kombëtare e Uraganëve tha se Long Ijlendi (Long Island)i Nju Jorkut dhe jugu i Nju Inglandit (New England) duhet të përgatiten për stuhi të rrezikshme dhe përmbytje të shiut.

Edhe pse stuhia tropikale Henri ishte qindra kilometra larg të shtunën në mbrëmje, ajo detyroi një përfundim të hershëm të një koncerti të planifikuar nga qyteti i Nju Jorkut në Parkun Qendror.

Sipas kryebashkiakut Bill de Blasio, koncerti kishte për qëllim për t'i treguar të gjithë botës se “Nju Jorku i është kthyer normalitetit".

Këngëtari Barry Manilow u ndërpre gjatë interpretimit të këngës dhe pjesëmarrësve në koncert iu tha të largoheshin shpejt por me qetësi nga parku. Mes këngëtarëve të tjerë të ftuar në concert ishin edhe Bruce Springsteen, Paul Simon, Jennifer Hudson, Carlos Santana, LL Cool J dhe Andrea Bocelli.

Urdhrat e evakuimit u lëshuan të shtunën për “Fire Island” të Nju Jorkut dhe disa komunitete bregdetare të Kënektikatit.

Disa destinacione të njohura të pushimeve verore ndodhen gjatë rrugës që pritet të përshkojë stuhia tropitale Henrit, duke përfshirë Long Island, Cape Cod dhe Martha's Vineyard në Masaçusets.

Guvernatori i Kënektikatit Ned Lamont dhe Guvernatori i shtetit “Rhode Island” Dan McKee u thanë banorëve të shteteve të tyre që të qëndrojnë në shtëpi deri të hënën në mëngjes.

"Ne e konsiderojmë këtë një çështje serioze," tha zoti McKee në një konferencë shtypi.

Guvernatori i Masaçusets, Charlie Baker shprehu lehtësim të shtunën që shteti i tij nuk do të goditej drejtpërdrejt, por u bashkua me dy guvernatorët në paralajmërimet se era dhe shiu mund të çojnë në dëmtime serioze dhe ndërprerje të gjata të energjisë elektrike .

Paralajmërimet për uragan, stuhi tropikale dhe stuhi janë lëshuar për shumë vende përgjatë brigjeve lindore amerikane. Qendra e uraganëve tha se një rritje e nivelit të ujit prej 1 deri në 1.5 metra është e mundur nga qytetit i Nju Jorkut deri në Masaçusets.

XS
SM
MD
LG