Lidhje

Izraeli pritet t'i kërkojë SHBA-së që të mbajë qëndrim të ashpër ndaj Iranit


Kryeministri izraelit Naftali Bennett pritet të nxisë Presidentin amerikan, Joe Biden që të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj Iranit, në takimin e parë mes dy udhëheqësve të enjten.

Zoti Bennett mbërriti në Uashington të mërkurën herët për një vizitë zyrtare dyditore.

Udhëheqësi izraelit u tha gazetarëve para se të nisej në vizitën e tij të parë në Uashington se me ndryshimet administratave në dy vendet, ai sillte me vete një frymë të re bashkëpunimi, bazuar në një marrëdhënie të veçantë.

Ai tha se tema e Iranit ishte në krye të axhendës, duke pasur parasysh përparimet e programit bërthamor iranian në dy-tre vitet e fundit.

“Do të flasim në mënyrë konkrete për planet për të ndaluar këtë plan", tha ai. ((: 15 deri 1:07))

Marrëveshja e vitit 2015 hoqi sanksionet ndaj Iranit në këmbim të respektimit nga Teherani të kufizimit të programit të tij bërthamor.

Presidenti Joe Biden ka ofruar t’i rikthehet marrëveshjes nëse Irani përmbush detyrimet e kushteve për programit bërthamor. Por negociatat në Vjenë, Austri, para dy muajsh u ndalën pa ndonjë përparim.

XS
SM
MD
LG