Lidhje

Shqipëri: Shkon në 457 numri i afganëve të strehuar


Në Shqipëri mbërritën sot edhe dy avionë të tjerë me 182 shtetas afganë të larguar nga Kabuli, mes të cilëve edhe nëna me fëmijë të mitur.

Njëri nga avionët solli 154 udhëtarë afganë, ndërsa tjetri solli një grup më të vogël me 28 persona.

Ata u strehuan në Qytetin Studenti në kryeqytet dhe hotelet e Durrësit.

Deri tani brenda 3 ditëve kanë mbërritur në Aeroportin Nënë Tereza 5 avionë nga Afgansitani, duke strehuar në Shqipëri 457 qytetarë afganë të shpërngulur nga rreziqet e shtuara prej talebanëve në Kabul.

Pjesa më e madhe e tyre janë veprimtarë të shoqërisë civile, gazetarë e studentë, dhe mes tyre shumë fëmijë të mitur.

Shqipëria u angazhua qysh në fillim për të strehuar një numër të konsiderueshëm të shtetasve afganë, që po largohen nga atdheu i tyre, sepse rrezikohen të vriten nga talebanët.

Autoritetet shqiptare janë shprehur se mund të presin deri në 4 mijë qytetarë afganë dhe kanë bërë gati për mikpritjen e tyre një numër të konsiderueshëm hotelesh dhe kampuse studentore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG