Lidhje

Ndahet nga jeta sh-kryetari i parlamentit të Kosovës, Kolë Berisha


Kolë Berisha
Kolë Berisha

Ish kryetari i parlamentit të Kosovës, Kolë Berisha ndërroi jetë të dielën në moshën 73 vjeçare.

Kolë Berisha ka mbajtur postin e kryetarit të parlamentit të Kosovës nga marsi i vitit 2006 deri në vitin 2007. Ai ka qenë edhe deputet i parlamentit të Kosovës pas luftës së viti 1999 në Kosovë. Zoti Berisha ka qenë anëtar i Lidhjes Demokratik të Kosovës ndërsa në një kohë ka mbajtur edhe postin e nënkryetarit në këtë subjekt.

Përfaqësues të institucioneve dhe partive politike u shprehën të pikëlluar me lajmin e vdekjes së Kolë Berisha.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kolë Berisha ishte një ndër veprimtarët më të shquar të lëvizjes për pavarësinë e Kosovës dhe bashkëpunëtor i presidentit Ibrahim Rugova.

“Mësues i hershëm dhe idealist i madh, autor tekstesh letrare e veprimtar i pashoq politik, pajtues gjaqesh e urë lidhëse mes njerëzish, kryetar i dytë i Kuvendit të Republikës së Kosovës e politikan i urtë, bacë Kola dha shembullin e njeriut i cili beson në idealin e lirisë dhe ia kushton tërë jetën asaj. Ndarja nga jeta e tij të lërë zbrazëti të madhe në jetën tonë publike. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, thuhet në reagimin e presidentes Osmani.

Lidhjes Demokratike e Kosovës tha se vdekja e Kolë Berishës është lajm pikëllimi e dhimbjeje për Kosovën, për kolegët dhe gjithë miqtë.

“Ai ishte një veprimtar në rrugëtimin tonë drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i themeluesit të shtetit tonë, presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Përpjekjet e tij për ndërtimin e institucioneve të Kosovës do të mbeten të paharruara në mendjen dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve, ndërsa puna dhe veprimtaria e tij do të jenë udhërrëfyes që do të vlerësohet brez pas brezi”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

XS
SM
MD
LG